Rrustem Rrustemi u lind më 30 gusht 1947 në fshatin KokajGjilanit. Është mësues, pedagog dhe gazetar shqiptarë.

Rrustem Rrustemi
Fotoporteti
Emri Rrustem
Mbiemri Rrustemi
Lindur më 30 gusht 1947
Lindur në Kokaj, Gjilani
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Kosovare
Profesioni Gazetar

Biografia

Redakto

Rrustem Rrustemi ka mbaruar Normalen dhe Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës - dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Dekadat e punës dhe të veprimtarisë publike i nisi me arsimimin dhe edukimin e shkollarëve parauniversitar. Ishte mësimdhënësi i parë në shkollën ”Liria” të sapo hapur më 1967 në vendlindjen e tij.

Nga viti 1977 deri më 1985 i përkushtohet gazetarisë në Radio Televizionin e Prishtinës: gazetar dhe redaktor në Programin Informativ-Politik. Është autor dhe moderator i shumë emisoneve debatuese politike, i disa dokumentarëve televiziv, repotrazheve, editorialeve, fejtoneve publicistike, etj., të emetuar dhe të botuar në mediet e Kosovës e të ish-Jugosllavisë. Më 1985 e deri në suprimimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia, ishte i angazhuar në redaktimin e publikimeve politike të kohës dhe këshilltar politik i ish-kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës. Dëshmitar dhe pjesëmarrës i shumë ngjarjeve, kthesave dhe thyerjeve vendimtare politike të historisë më të re të Repubilkës së Kosovës. Profesionin e gazetarisë e ushtroi edhe pas lufte deri në pensionim, me disa ndërprerje, në të përditshmën “Kosova Sot”. Ndërkohë, Radio France Internationale (RFI)në Paris - Seksioni në gjuhën shqipe, në vitin 2000, e angazhoi korrespodent nga Kosova, prej nga raportoi deri në fund të dhjetorit 2009, kur ky medium ndërkombëtar radio-difuziv mbylli emisionet në shqip. Aktualisht vazhdon edhe më tej të merret me shkrime publicistike dhe letrare. Libri “Patkoi me katër harqe”, është romani i tij i parë me tematikë nga lufta e fundit në Kosovë.[1]

Veprat

Redakto
  • Libri “Patkoi me katër harqe”, roman me motive nga lufta e fundit ne Kosove, Prishtine,2019

shih edhe

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Doli nga shtypi libri, "Patkoi me katër harqe", i autorit Rrustem Rrustemi". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2019. Marrë më 24 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)