Sëmundja Bowen
Sëmundja Bowen (sëmundja Bauën, morbus Bowen) konsiderohet si fazë parainvaduese e spinaliomës.
Përshkrimi
RedaktoKontaktet e përsëritura me arsenin mund të jenë një ndër shkaktarët e sëmundjes . Zakonisht shfaqet në pleqëri me pllakë pak të infiltruar,të kufizuar në mënyrë të qartë,të mbuluar me luspa (shpeshherë psoriaziforme) dhe me dregëza.Ngjyrën e ka të kuqe të mbyllët ose të murrme.Pasi të largohet dregëza,mund të hetohet lëngëzimi. Vatra e sëmundjes përhapet në të gjitha drejtimet dhe nuk tregon shenja të shërimit të qendrës.Të shumtën e rasteve.sëmundja shfaqet në fytyrë(nga rrezet UV) dhe në shpinë (nga arseni).Nëse lokalizohet në mukoza,imiton leukoplakinë papilomatoze.
Diagnosifikimi
RedaktoBëhet me anë të Biopsisë dhe ndryshimeve në lëkurë [1]
Prognoza
RedaktoSëmundja ka zhvillim kronik dhe mund të shndërrohet (5%) në karcinomë (spinaliomë), e pastaj të formojë metastaza .Shoqëues të sëmundjes mund të jenë karcinomat e organeve të brendshme (15-20%).
Mjekimi
RedaktoMund të bëhet me elektrokoagulim,krioterapi,radioterapi, 5-floururacil 5% ose me intervenim kirurgjik.
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2017. Marrë më 16 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Dobreci, Simë. Dermatologjia. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)