SCAN TV
SCAN TV është një televizion shqiptar i bazuar në Tiranë, që operon si e vetmja media e fokusuar plotësisht në lajmet e biznesit, ekonomisë dhe financave. Ky televizion ka si mision të informojë në kohë reale audiencën në të gjitha trevat shqipfolëse dhe jo vetëm, duke përfaqësuar në këtë mënyrë më së miri zërin e biznesit dhe të konsumatorit.
Historia
RedaktoTelevizioni është themeluar në vitin 2000, fillimisht me emrin Mediasat me përmbajtje të përgjithshme radio-televizive. Në vitin 2009 televizioni ndërron emrin në SCAN TV dhe fokuson përmbajtjen në zhvillimet ekonomike të vendit, financë, tregje, bursa, etj.
Emisionet
RedaktoLista e emisioneve në Televizionin SCAN
START - Emisioni i mëngjesit në fashën orare 07:00-09:00
SCAN Live - 09:00-12:00
Box To Box - 12:00-13:00
SCAN Markets - 16:00-17:00
INSIDER - Çdo të hënë dhe të mërkurë në orën 20:30-22:00
EKOPULS - Çdo të enjte në orën 20:30-22:00
Dosja E - Nga Kreshnik Kuçaj, një emision i karakterit historik, dedikuar ekonomisë. Çdo të enjte në orën 20:00
PARFUME - Rubrika e fundjavës me tema dhe të ftuar nga arti, kultura, showbiz
Ekonomia 3D