SEO apo Search Engine Optimization, është një teknikë marketingu për të bërë një ueb faqe që të paraqitet më shpesh para të tjerave në një listë të rezultateve të shfaqura nga një motor kërkimi. Në Kosovë ky term tanimë nuk është i panjohur dhe në raste të caktuara disa kompani po punësojnë ekspert të SEO nga këtu për të kryer shërbime për kompani tjera ndërkombëtare të interesuara në SEO. SEO është term që ndërlidhet me Përshtatjen për Motor Kërkues, një proces që tërheq më shumë lexues në një ueb faqe nga motorët kërkues. Ueb faqet mund të editohen në mënyrë që të përmirësojnë dukshmërinë e tyre në motor kërkues, me synimin që të paraqiten në maje të listës së rezultateve kur bëhet fjalë për një term të popullarizuar kërkues. Sa më lartë që të jenë në rezultatet e shfaqura për një term, aq më shumë njerëz do të klikojnë në të.

Motorët kërkues si Google apo Bing shërbejnë si indeks të fuqishëm të ueb faqeve. Përdoruesit shfrytëzojnë motor kërkues për të gjetur ueb faqe me informacione rreth një teme apo subjekti të caktuar, dhe motorë kërkues kthejnë rezultatet me një listë që renditet në bazë të ngjashmërisë dhe autoritetit të secilës ueb faqe që ndërlidhet me atë temë apo subjekt që po kërkon përdoruesi.

Sa më specifik të jetë një ueb faqe në lidhje me termin e kërkuar, aq më të mëdha janë gjasat që të paraqitet në maje të rezultateve të kërkimit. Ueb faqja duhet që gjithashtu të ketë një autoritet të mirë për tu paraqitur në pjesën më të lartë të listës, dhe zakonisht ndodh që shumë ueb faqe të jenë të lidhur me të në raport me subjektin apo temën e kërkuar.

Google ofron udhërrëfyesin e saj për të demonstruar sesi ueb faqet mund të punojnë me motor kërkues dhe të sigurojnë se përmbajtja indeksohet ashtu si duhet.

Procesi SEO bëhet më konkurrues kur shumë ueb faqe tentojnë të paraqiten në maje të listës së rezultateve për një term të popullarizuar. SEO mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për menaxhim të reputacionit përreth një termi specifik, siç është një emër. Nëse brendi dëshiron të kontrollojë se çfarë informacioni paraqitet kur njerëzit kërkojnë për atë emër, ata duhet të sigurojnë që faqja e tyre të paraqitet mbi ato të tjerat që janë në rezultatet e motorit kërkues. Ato duhet të shtyjnë para gjërat pozitive dhe të largojnë ato negative.

Një faktor i madh i gjërave mund të ndikojnë në renditjen e një ueb faqeje në listat e rezultateve të kërkimit, duke përfshirë lidhjen dhe autoritetin. Motorë kërkues si Google përdorin algoritëm sekret për të renditur listën e tyre të rezultateve, dhe profesionistët e SEO shpenzojnë kohë të gjatë duke tentuar të kuptojnë se cilët janë këta faktorë dhe si mund t’i shfrytëzojnë më së miri për sistemin e tyre.

Nëse uebi është i mbushur me kritika ndaj një brendi, ato ueb faqe do të paraqiten kur njerëzit kërkojnë për atë brend. Një strategji për menaxhim të reputacionit me bazë në SEO do të përfshinte përshtatjen e ueb faqeve me gjëra pozitive dhe tentimet për të renditur këto ueb faqe mbi ato negativet në rezultatet e kërkimit, duke i fshehur këto të fundit para shfletuesve të zakonshëm.

Për shembull kur kërkohet “lajme për teknologji” në Google, PCWorld Albanian nuk është e renditur në maje të listës edhe pse jemi shumë relevant me këtë term dhe kemi një autoritet mjaft të mirë në internet. Kjo nënkupton se ne duhet të punojmë më shumë me SEO për të përshtatur ueb faqen tonë që të shfaqet në maje të listës dhe të konkurrojë me faqet tjera. Apo në rastin kur kërkoni për termin “harduer” sërish jemi mirë në listë por jo aty ku duhet të jemi.

Si mund ti bëj SEO faqes sime?

Redakto

Ekzistojnë shumë faktor (mbi 200 faktor në Google merren parasysh) që ndikojnë në renditjen e një faqeje në rezultatet e kërkimit për termin e caktuar. Por qëllimi final është ky: Google synon që kur një vizitor të pyes diqka, ajo ti jep përgjigjen e saktë. Dhe për ta bërë këtë ajo merr parasysh shumë gjëra, kur analizon faqet që ofrojnë përmbajtje të ngjashme me atë që ka kërkuar përdoruesi, dhe zgjedh ato që plotesojne më së shumti kriteret.

Më herët e quajtëm algoritmin e Google si një recetë me shumë përbërës sekret që sjell suksesin. Me kalimin e kohës dhe pas shumë testimeve, eksperimenteve disa nga përbërsit kryesor që sjellin suksesin janë zbuluar. Ata janë:

Përmbajtja - Google i jep shumë rëndësi përmbajtjes në një faqe. Në varësi të përmbajtjes që faqja e juaj ofron ajo vendos nëse e meriton apo jo rankimin në rezultatet e kërkimit. Google ka përfeksionuar sistemet e saj, sa është në gjendje ta dij se sa relevant është ajo përmbajtje me termin që po kërkohet. Prandaj nëse synoni që të rankoheni lartë në Google atëher duhet të dini se një nga faktoret kyq është përmbajtja cilësore/unike në faqen tuaj.

Linqet - Pa mëdyshje mund të them se për momentin, dhe që nga ekzistimi i makinave të kerkimit linqet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktori kyq që ndikojnë në renditjen e faqeve në rezultate. Algoritmi fillestar i Google ka qenë i ndërtuar në këtë mënyrë: ai linqet (backlinks) i shihte si vota. P.sh ti ke një faqe ku shet libra. Një person ka shkruar një artikull rreth librave apo diqka ngjashëm dhe tek fjala liber ka vendosur linkun e faqes suaj. Kështu kanë vepruar edhe shumë persona të tjerë.

Këto linqe i ndihmojnë Google-s të kuptoj se faqja e juaj shet libra, dhe se ju jeni duke bërë një punë shumë të mirë me atë faqe sepse shumë persona po linkojnë tek ju prandaj ju shpërblen duke ju renditur lartë. D.m.th linqet janë vota, dhe sa më shumë vota aq më autoritative konsiderohet faqja dhe renditet më lartë. Pak a shumë kjo është esenca, kuptohet është një temë shumë e gjerë, jo të gjitha linqet vlerësohen njëjtë, pastaj bie fjala tek relevanca, autoriteti, mosha, forma e linqeve etj etj po për këto do të shkruajmë një artikull tjeter në ditët në vazhdim.

Eksperienca - Eksperienca e përdoruesit në faqe është një faktor tjetër shumë i rëndësis’shëm që merret parasysh nga Google. Tek eksperienca futen faktorët si dizajni i faqes, struktura e faqes, shpejtësia e faqes etj. Google preferon dizajne intuitive, që sjellin në pah përmbajtjen që po kërkon përdoruesi. Në rast se faqja e juaj është e mbushur me reklama, dhe gjëra të panevojshme, ndërsa përmbajtja që po kërkohet gjendet në ndonje cep të faqes, atëher jeni duke vepruar gabim … Google i sheh këto gjëra, dhe në këtë menyrë nuk e renditë faqen tuaj lartë në rezultate të kërkimit.

Prandaj ju duhet të krijoni një faqe në të cilën kur vizitori futet merr përshtypje të mirë, gjen atë që kërkon dhe largohet i lumtur. Eksperienca pos që është faktor në Google gjithashtu shërben që imazhi i brendit tuaj të marr nota pozitive.

Autoriteti - Google ka mekanizma që marrin parasysh faktorë të caktuar dhe vlerësojnë se sa është një faqe autoritative. Të qenurit faqe me autoritet është një plus i madh në Google sepse kjo tregon se Google ka fituar besimin tek ti si një faqe që gjithmonë sjell përmbajtje cilësore, dhe vizitorët janë të ndarë të kënaqur me ty. Kur keni autoritet, Google gjithmonë ju shpërblen duke ju renditur më larte për cdo term relevant që ju synoni. Për tu bërë faqe me autoritet ju duhet të publikoni në vazhdimësi përmbajtje cilësore, që pëlqehet nga vizitorët (likes, shares, tweets, pluses) dhe linkohet nga uebmasterët.

Optimizimi i Imazheve Google eshe nje motor kerkimi i cili per dor algoritmat e vete per te lexuar cdo faqe intenretin kur kflasm per faqe nenkuptohet cdo faqe html nga te cilat perbehet nje faqe web. Algoritmat lexojne permjtjen e faqe po vetem permajtjen tekstuale kjo do te thote qe figurat qe ju keni vendosur ne faqe nuk mund te lexohen nga motoret e kerkimit. Perdorimi i ALT tag ndikon drejtperdrejte ne kete drejtim pasi ALT tag pershshkruan faqen figuren te cilen ju keni vendosur ne faqe duke ber te mundur qe motoret e kerkimit ta shfaqein ate ne faqen e rezultateve per imazhet. Optimizimi i Imazheve eshte mjaft i rendesishem.

A është SEO skemë manipuluese?

Redakto

Duke u nisur nga vet titulli, SEO – Search Engine Optimization lind dyshimi se mos SEO është manipulim me makinat e kërkimit dhe në këtë mënyrë është ilegal. Pse duhet optimizuar një faqe, kur Google ka algoritmet e veta dhe do ti gjej faqet që janë meritore për vendin e pare.

Në një botë ideale, të gjithë personat do të shkruanin përmbajtje cilësore/unike, uebmasterët do të vlerësonin përmbajtjet duke i linkuar, faqet do të kishin të rregulluara gjithçka duke filluar nga dizajni, struktura, shpejtësia etj.

Personat filluan të krijon qindra uebfaqe, duke vendosur linka të faqes së tyre kryesore. Ata po shkruanin plot përmbajtje, pa asnjë pikë vlere ku në një rresht të vetëm fjala kyqe (keyword) përmendej mbi 3 herë. Eksperienca e përdoruesit nuk shikohej fare. Me pak fjalë personat filluan ta manipulonin algoritmin e Google duke e shfrytezuar atë për qëllime personale ndërsa nuk po mendonin aspak për përdoruesit.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse SEO ka marr një nam të keq, sepse në fillim ishte përdorur për qëllime jo të mira që është e kundërta e SEO-s në të vërtetë. Një SEO-er nuk synon ta manipuloj algoritmin e Google-s me faqen e vet sepse e di që një gjë e tillë është shumë e rrezikshme (penalizm?) por ai synon që faqen që po e optimizon ta përshtati sa më shumë me kërkesat e Google.

Një SEO-er nuk shkon dhe krijon qindra uebfaqe dhe linkon vetveten, por krijon një përmbajtje të tillë që vetë uebmasterat e tjerë do ta linkojnë. Një SEO-er e di se eksperienca e një përdoruesi në faqe është shumë e rëndësis’shme si për SEO ashtu edhe për brendin e faqes prandaj ai krijon një faqe të bukur, të shpejte dhe efikase. me pak fjale një SEO-er synon që një faqe ta bëj sa me më vlerë për përdoruesin duke ndihmuar që personat që kanë nevojë për diqka ta gjejnë atë, në këtë mënyrë duke e shndërruar internetin në një vend më të mirë.

Natyrisht në internet mund të gjeni artikuj të panumërt në lidhje me atë se çka është SEO dhe s’i të avanconi në të, por kjo le të shërbejë më shumë si bazë e saj se çka është dhe për çka shërben.

Titujt e Faqeve dhe SEO

Redakto

Titujt e faqeve jane pjese e rendesishme e optimizimit per motoret e kerkimit- SEO.

Redakto

Titujt jane pershkrim i shkurter rreth blogut apo faqes sone te internetit.

Redakto

Keto jane faktoret e pare te cilet motoret e kerkimit dhe vizitoret e faqes i shohin. Prandaj, eshte shume e rendesishme qe te i beni keta faktore me efektive.

Etiketa <title> duhet te vendoset ne pjesen <head> te dokumentit HTML.

Ideale eshte qe ju te krijoni per cdo faqe te blogut tuaj nga nje titull unik.

Permbajtja e titullit zakonisht do te paraqitet ne linjen apo rreshtin e pare te rezultatateve ne motoret e kerkimit.

Titulli i faqes suaj perdoret sikur sugjerim ne rezultatet e motoreve te kerkimit. Pershkruani biznesin tuaj ne menyre sa me koncize dhe informative ne titullin e faqes tuaj.

Ne menyre ideale , titulli duhet te permbaje prej 10 deri ne 70 shkronja duke perfshire edhe hapesirat ndermjet shkronjave (poashtu edhe simbolet e ndryshme) dhe ne maksimum 12 fjale. Pra, titulli duhet te permbaje 1-12 fjale dhe te perbehet prej 10-70 shkronjave.

Pasi qe titulli eshte faktori i pare ne te cilin shumica e motoreve te kerkimit shikojne dhe e verejne, eshte e keshillueshme qe te tregoni kujdes te madh derisa i krijoni titujt.

Referime

Redakto

1.Cfare eshte Marketingu ne Internet dhe SEO?

2.Çka është SEO? Arkivuar 6 shkurt 2014 tek Wayback Machine

3.Titujt e Faqeve dhe SEO[lidhje e vdekur]

4. Pse SEO është e rëndësishme?

5. How to SEO Arkivuar 14 janar 2021 tek Wayback Machine