Shërbimi telefonik në Elbasan
Shërbimi telefonik (Ndërlidhja telefonike) i referohet komunikimit në largësi nëpërmjet pajisjesh të posaçme dhe mundëson të transmetohet zëri.
Historia
RedaktoPara Luftës II Botërore shërbimi telefonik në Elbasan ishte i kufizuar. Bisedime telefonike urbane nuk kishte, ndërsa bisedimet me disa qytete të vendit kryheshin nëpërmjet linjave ajrore telegrafike, me ndihmën e telefonit manual. Në qendrën e Prefekturës së Elbasanit kishte central telefonik me dorë (manual) me disa numra, si dhe nga një të tillë në qendrat e nënprefekturave Gramsh e Peqin. Linjat telegrafike telefonike ishin ajrore, me shtylla druri dhe me një kopje.
Në vitin 1951 u vendos në Elbasan centrali i parë automatik telefonik me 100 numra dhe pas dy vjetësh u shtuan dhe 200 numra.
Në vitin 1966 filloi zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla betonarmeje në linjat telefonike kombëtare.
Në vitin 1971 u vendos për herë të parë transmetimi radio rele .Po këtë vit përfundoi kablloja ndërurbane Tiranë -Elbasan -Belsh drejt Vlorës, kabllo e cila mundësoi vendosjen në Zyrat e Postës Tele-graf-Telefonit (P.T.T.) Elbasan të dy aparaturave 12 kanalëshe, që bënë tëtë mundur lidhjen direkt të Elbasanit me shumë rrethe të vendit, si dhe marrjen e disa sinjaleve automatike me Tiranën. U rrit hape centralit shifror, duke zëvendësuar centralin dekadik.
Në vitin 1997 u vu në funksionim kablloja me fibra optike në drejtimin Elbasan – Durrës pas hapi kapaciteti i centralit të Elbasani (central dekadik), duke arritur në vitin 1976 në 1800 numra.
Në vitin 1974 u vendos për herë të parë shërbimi telefonik me monedhë.
Në vitin 1988 mbaroi rikonstruksioni i linjave telefonike të fshatit me shtylla betonarmeje, si dhe nëpërmjet pajisjeve PCM (pajisje kodo impulsive.
Në vitin 1996 u rrit numri i abonentëve telefonikë në 4000, me vendosje Tiranë, duke përmirësuar cilësinë e transmetimeve dhe sasinë e lidhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe sistemi radio-rele 120 kanalësh me Tiranën.
Numri i abonentëve më 1998 arriti në 8000, si dhe u ndërtua rrjeti i ri telefonik urban me 4800 kopje. Po këtë vit u vendosën sisteme radio rele 30 kanalëshe me Librazhdin, Gramshin e Cërrikun. Zgjerim mori dhe shërbimi telefaks . Vlen të përmendet dhe shërbimi telefonik i brendshëm i disa ndërmarrjeve të mëdha: Uzina e Përpunimit të Naftës në Cërrik, Kombinati i Drurit (shih), të cilat kishin cen- trale telefonike për ndërlidhje të brendshme manuale, ndërsa Kombinati Metalurgjik kishte central automatik me 1000 numra, që siguron ndërlidhjen e brendshme të gjithë zonës industriale të Metalurgjisë. (B.Pall) [1]