Sistemi elektroenergjetik
Sistemi elektroenergjetik ka për qëllim të prodhojë, të transmetojë dhe të shpërndajë energjinë elektrike. Për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike përdoret sistemi trefazor i rrymës alternative. Frekuenca e tensionit dhe rrymës është 50 Hz në Evropë.
Pjesët kryesore të sistemit elektroenergjetikë janë:
- Centralet elektrike që bëjnë gjenerimin e energjisë elektrike
- Linjat transmetuese, të cilat bëjnë transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë
- Nënstacionet me stabilimente dhe
- Ngarkesat, të cilat e shpenzojnë (konsumojnë) energjinë elektrike.
Rrjeti elektrik
RedaktoCentralet elektrike bëjnë shndërrimin e energjisë kimike të thëngjillit, naftës ose gazit natyror, ose energjinë potenciale të ujit, energjinë nukleare dhe energjinë diellore në energji elektrike. Në termocentralet me fosile ose nukleare, energjia termike shndërrohet në shtypje të lartë të avujve me temperaturë të lartë e cila vë në lëvizje turbinën e cila në mënyrë mekanike është e lidhur në gjeneratorin elektrik. Në hidrocentralet, rënia e ujit e fut në lëvizje turbinë e gjenerator. Gjeneratori prodhon energjinë elektrike në formë të tensionit dhe rrymës. Tensioni i gjeneratorit sillet rreth 11-25kV, i cili është i vogël për bartjen e fuqisë në largësi të mëdha. Kështu, në transformatorin afër gjeneratorit, tensioni rritet dhe njëherësh rryma zvogëlohet që të mundësoj bartjen e energjisë në distanca më të largëta.
Rrjeti i sistemit elektroenergjetik, duke u bazuar në nivelin e tensionit, është i ndarë në sistemin për bartje dhe shpërndarje. Sistemi i tensionit është treguar me vlerën mesatare të tensionit të linjës, që është tensioni në mes të përcjellësve të linjës. Vlerat nominale të tensionit që shfrytëzohen në pjesët e sistemit për prodhimin, mbartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike janë të standardizuara. Këto janë: - për pjesët e sistemit mbi 1000V, 750 kV, 400kV, (220kV), 110kV, (35kV) dhe 20kV përkatësisht 10 kV, dhe - për pjesët e sistemit nën 1000V - 400V, 400/230V dhe 230V
Sistemi transmetues
RedaktoSistemi transmetues bënë mbartje (transportimin) e fuqisë trefazore nga centrali elektrik deri në qendrën e ngarkesës. Në zonat e hapura kryesisht përdoren linjat transmetuese ajrore. Në qytetet e mëdha dhe të mbipopulluara për transmetimin e energjisë elektrike më së shpeshti përdoren linjat kabllore nëntokësore. Linjat kabllore nëntokësore kanë çmim të lartë por janë më estetike dhe të preferuara për mjedisin. Zakonisht, çmimi për kilometër për linjat transmetuese ajrore është 6-10 herë më i ulët se sa i linjave nëntokësore kabllore.
Sistemi shpërndarës
RedaktoSistemi shpërndarës përdor sistemin trefazor. Fabrikat e mëdha industriale furnizohen drejtpërdrejt nga linjat transmetuese ose nga linjat shpërndarëse të dedikuara për këto.
Në nënstacionin shpërndarës tensioni ulet dhe pastaj furnizon linjat e veçanta të cilat e shpërndajnë energjinë përgjatë rrugëve. Tensioni shpërndarës që përdoret në Kosovë dhe Shqipëri është 10 kV.
Zonat me objekti banimi gjithashtu mund të furnizohen nga linjat ajrore apo kabllore 10(20) kV nëpërmjet transformatorëve ulës. Secila linjë shpërndarëse furnizon disa transformator shpërndarës përgjatë linjës. Zakonisht transformatorët shpërndarës montohen në vend të caktuar në lagje të qytetit, në pjesën e brendshme të objekteve të parapara për këtë qëllim, apo në shtylla dhe ulin tensionin në 400/230 V. Linjat e tensionit të ulët furnizojnë shtëpitë, qendrat tregtare dhe ngarkesat lokale.
Literaturë
Redakto- Jennifer Thorne Amann, Alex Wilson, Katie Ackerly "Consumer Guide to Home Energy Savings (Ninth Edition)". New Society Publishers. 2007.