Sheik Saad ibn Sa`id El-Ghamdi (الشيخ سعد بن سعيد الغامدي ), (lindur më 1967) është kurra i Kur'anit, i shquar për zërin e tij të ndjeshëm, si dhe teolog Saudik i Islamit (alim) dhe imam. Ka lindur më 1967 në Damam, të Arabisë Saudite. Sheiku Saad e ka memorizuar Kur'anin në vitin 1990 (h. 1410).

Ai studioi në Damam, ku ndër të tjera, ai ishte aktiv në rrethin e hafizëve (ose atyre që e kanë memorizuar të tërë Kur'anin). Edukimi i tij përfshin një diplomë në Usul ad-Din nga Universiteti i Sharias si dhe një ixhaze në el-Insed (h. 1417). Ai është imam i xhamisë Kanu në Damam, dhe më parë ka qenë imam në Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Saad El-Ghamidi ka tre fëmijë.

Në muajin e Ramazanit të vitit 2009, Sheikut i'u dha privilegji të udhëheqë namazin e teraviveel-Mesxhid en-NebeviuMedine, të Arabisë Saudite.

Shënimet

Redakto

(1) https://web.archive.org/web/20110106202343/http://www.alghurabaa.org/quran/ghaamidi/