Kryekaçaku i tretë i kaçakëve të rrethit të Kaçanikut, që e përbënin trekënkdëshin, Abdyl-Ramë-Sadik, ishte nga fshati Soponicë i Kaçanikut. Sadik Rexhep Tusha, i lindur më 1903, nga nëna Havushe prej Mirosales dhe nga babai Rexhep. Kjo familje është e transferuar nga brendia e fshatit në vendbanimin e sotëm. Prej vitit 1943 janë vendosur në Dubravë, ku kanë qëndruar shtatë vite. Sadik Tusha ka ditur shkrim-lexim, por nuk dijmë se ku është shkolluar dhe çka ka kryer. Deri në pjesëmarrjen e tij në Luftën e Karadakut, ka punuar si njëfarë nënpunësi në mal për matjen e drunjëve, kur funksiononte rizha.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Asllani, Ramadan. Avdyl Dura Me Bashkëluftëtarë Për Shqipërinë Etnike. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)