Sadik Zeqiri [1] ka qenë aktivist për çlirimin e Kosovës që nga viti 1992. Nga viti 1998 ka marrë pjesë aktivisht në luftën çlirimtare, si pjesëtar i UÇK-së, Brigada 134-Bedri Shala, në Zonën Operative të Dukagjinit. Në vitin 1998, forcat e APJ-jugosllave, e burgosin dhe për mbi 2 vite ka qëndruar në burgjet famëkeqe serbe, të Nishit, Leskovcit, Lipjanit, Pejës, si dhe ka përjetuar masakrën e Dubravës. Përveç angazhimeve të tjera, Sadik Zeqiri është duke punuar edhe në përmbledhjen e kujtimeve, në një libër historik për përjetimet e shqiptareve të burgosur nga regjimi serb, i cili pritet të botohet së shpejti. Sadik Zeqiri, është i martuar me Naime Shalen, dhe ka dy vajza, Lisa dhe Vileza Zeqiri si dhe djalin Ersin. Jeton në Prishtinë. Sadik Zeqiri gëzon statusin e Invalidit të UÇK-së.

Sadik Zeqiri
Mbiemri Zeqiri
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare
Profesioni gazetar

Sadik Zeqiri Drejtor i përgjithshëm pranë gazetës Epoka e Re[1], shqiptar nga Kosova.

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ "MEDIA CONTACT LIST". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2011. Marrë më 30 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)