Sadri Ahmeti (Vuthaj, 3 mars 1939 - Tiranë, 24 qershor 2010) ka qenë piktor dhe poet shqiptar.

Pas shkollimit të mesëm emigron në Shqipëri në vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetësor. Ishte e vështirë për një artist si Sadri Ahmeti të mbetej i lirë, mik u ngushtë i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nëpër rrethet kulturore të Tiranës për guximin e tij në fjalë. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student në Akademinë e Arteve, dënohet me burg e pastaj me internim që nga minierat e Spaçit në kantieret e Elbasanit. Pas viteve '90 përfundon studimet e lëna përgjysmë ne Akademinë e Arteve, që ia pat ndërprerë burgu, një ëndërr e mbetur përgjysmë, pasi ky poet është edhe një piktor i njohur e një nga akuarelistët më të mirë shqiptarë. Pas viteve '90 boton këto libra : "Një e qeshur harbon nëpër errësirë", "Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok", "Masakra e Tivarit", "Aisbergu i preludit të katastrofës", "Vallja e katrahurave", "Kalëroj rreth botës mbi re", "Tek lahem në dritën e Hënës", "Loz era me gjethet e vjeshtës sime", "A do mund të takohemi nesër ?" si dhe librin me prozë "33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës".

Referime

Redakto