Safet J. Hasani, historian, analist, ligjërues në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Safet J. Hasani u lind në Vushtrri20 korrik 1977. Shkollën e mesme Gjimnazin drejtimin natyror e kreu në qytetin e Vushtrrisë në Shkollën "Eqrem Qabej", "ish-Muharrem Bekteshi" më 1994. Shkollën e Lartë Pedagogjike e mbaroi në Prishtinë, në kushtet e jashtëzakonshme, gjatë viteve 1994 – 97. Studimet Universitare për Histori i mbaroi në Prishtinë më 2010. Përfundoj studimet pasuniversitare Master - Histori drejtimi “Koha e re” 2010 - 2013. Studimet doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar për paqe dhe Zhvillim (European Center for Peace and Development) ECPD më 2013-2016.

Me fillimin e Luftës së shenjtë të UÇK–së Safeti do të radhitet në njësitë e para të UÇK–së në Çyqavicë – Artakoll, që më vonë me 28 shtator 1998 do të transformohet në Zonën Operative të Shalës. Gjatë luftimeve plagoset më 09.09. 1998 dhe me 15.03. 1999. Pas përfundimit të Luftës, që nga 21.09.1999 do të shërbej në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, në Zonën e IV Mbrojtëse. Pas vitit 2004, fillon në Akademinë Mbrojtëse në Prishtinë “Hamëz Jashari”, në shkollën e Oficerëve dhe N/Oficerëve, me detyrë e Ligjëruesit. Me 21 janar 2009 filloi punën në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në detyrën e Instruktorit-Ligjerues në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.

Gjatë vitit 2007 u anëtarësua si shkrimtar në Biblioteken “Hyvzi Sylejmani”, në Prishtinë. Nga viti 2019 është përzgjedhur kryetar i Klubit Letrar dhe Hulumtuesëve "Latif Berisha", në Vushtrri. Ka botuar disa shkrime politiko – shkencore, historike, kryesisht shkrime gjatë periudhës 1918 gjerë në luftën e fundit të UÇK-së në Kosovë 1997/99. Ka shkruar për luftën 1941/45 luftërat në Artakoll e Drenicë, Betejën e Kosovës 1389, toponimet e vjetra shqipe në rajonin e Çyqavicës, etj.

Tituj të veprave

Redakto
  • Pranvera e Lirisë, [novelë] Hyvzi Sylejmani, Prishtinë 2008; ribotuar më 2019,
  • Bukuria rrugë vdekjeje, [përmbledhje me poezi] ABC, Tiranë 2010,
  • Çyqavica çerdhe trimash, [monografi], kushtuar dëshmorit të kombit Enver Tahirit, Hyvzi Sylejmani, Prishtinë 2012,
  • Qyteti Tragjik: Krmiet serbe në qytetin e Vushtrrisë 1998-1999, [hulumtim shkencor], Biblioteka "Hyvzi Sylejmani", Prishtinë 2016,
  • Mes dhembejes dhe krenarisë, [roman], ShB Lena Graphic, Prishtinë 2019,
  • Baladë e heshtur, [përmbledhje me poezi], ShB Lena Graphic, Prishtinë 2019,
  • Ferat Hashim Strofci - jeta dhe vepra, [monografi], ShB Lena Graphic, Prishtinë 2020,
  • Libri Amzë, [roman], ShB Lena Graphic, Prishtinë 2021,

Dorëshkrime dhe vepra të pabotuara

  • Artakolli gjatë LDB – re, 1941 – 1945
  • Rrugëtarët e rrugës së pafund, roman,
  • Plagët që kurrë nuk u shëruan, roman
  • Albanofobia, hulumtim politiko-shkencor