Safet Ramadani lindi më 14 janar të vitit 1964, është një sportist, karateist shqiptar që nga viti 1980.

Safet Ramadani
U lind në14 janar, 1964
Kombësiashqiptare
Profesionisportist, karatist

Gjatë karrierës, disa herë ka qenë kampion i Kosovës, ndërsa pas lufës së fundit në Kosovë, disa herë është shpallur trajneri dhe referi më i suksesshëm kosovar i karatesë, që me sukses ka ndarë drejtësinë në garat më prestigjioze ndëkombëtare të karatesë.

S. Ramadani është themelues i klubit të karatesë "Iliria" nga Prishtina, që është një nga klubet më të suksesshme shqiptare të karatesë, si dhe i Shoqatës për kultivimin e karatesë "Iliria"-Prishtinë.

Aktualisht është shef i shtabit teknik të KK Iliria dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë të Kosovës.

Është anëtar i Federatës së Karatesë të Kosovës, i Federatës Shqiptare të Karatesë dhe i disa asociacioneve ndërkombëtare të këtij sporti.

Është mjeshtër i shkallës së pestë (5 Dan) dhe refer ndërkombëtar i karatesë, me licencë të Federatës Botërore të Karatesë (WKF) dhe të Federatës Botërore të Shotokan Karate-Dosë (WSKF).

Shih edhe Redakto