Safet Zejnullahu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Safet Zejnullahu u lind më 10 janar 1967 në fshatin Lladoc të Podujevës, ku kreu shkollën fillore. Studimet për letërsi e gjuhë shqipe dhe për gazetari i kreu në Prishtinë.
Karrierën prej gazetari e filloi në vitin 1988 në gazetën e studentëve “Bota e Re”, pastaj në revistën ”Forumi” (1993-94). Në periudhën 1995-1999 punoi në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK). Në periudhën 2000-2009 punoi në gazetën ditore “Zëri”, ndërsa në vijim, deri në vitin 2016 ishte drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nga viti 2016 punon në Radiotelevizionin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar edhe me shumë gazeta e revista në vend.
Duke filluar që nga viti 2006 është mësimdhënës në kolegjin UBT në Prishtinë, ku ligjëron lëndët: Shkrimi akademik, Proseminar, Shkathtësitë e shkrimit 1 dhe 2, Metodat e Shkrimit dhe Media digjitale dhe Sociale.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare nga fusha e medias dhe ka publikuar punime shkencore nga kjo fushë.
Është autor i librave “Lufta për Kosovën” (“Zëri”, 2000), “Shkrimi dhe Komunikimi” (UBT, 2014) dhe “Lajmi në kohë lufte dhe krize” (UBT, 2017).