Safete Hadergjonaj
Deputetja nga Komuna e Deçanit, ishte pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Studimet pasuniversitare – marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, Hadërgjonaj i përfundoi në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë (2005). Hadërgjonaj ishte deputete në Kuvendin e Kosovës që nga viti 2004, ku mbajti edhe pozitën e nënkryetares së Komisionit për Buxhet dhe Financa 2004-2007. Gjithashtu, ishte zv. kryetare e Grupit Parlamentar të PDK-së (2007-2010), anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa (2007-2010), anëtare e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion (2007-2009) dhe nënkryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.[1]