Safo Marko, lindur Safije Çelo (Selanik, 28 mars 1925 - 26 gusht 2012) ka qenë piktore dhe ilustruese librash, kopertinash, afishesh. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Petro Marko u përkujdes për botimin e veprave postum.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Selanik, e bija e Shefqet dhe Shazije Çelos. I ati ishte i biri i Teufik beut, nga familjet e njohura të Leskovikut,[2] kishte mbaruar studimet në MylkijeStambollit dhe punonte në administratën shtetërore si Kryetar Bashkie në disa qytete të Shqipërisë deri sa u nda nga jeta në vitin 1942. Safoja vazhdoi studimet e mesme në Institutin “Nana Mbretneshë”, Tiranë, por nuk arriti ta mbaronte vitin e fundit, pasi u lidh me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare.[3]

Është një nga piktoret e njohura shqiptare, krijimtaria e së cilës i ka dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë ruhen njëzet vepra të artistes Safo Marko të viteve 1959-1998 ku mund të kujtojmë: “Qymyrxhesha” (1959), ”Portreti i Petro Markos” (1960), “Shitësja e luleve”(1960), “Autoportreti” (1960), “Fidanët” (1973), “Vajzat e Himarës (1998). Vepra të artistes ruhen në familjen Marko si dhe nga koleksionistë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. U nda nga jeta më 26 gusht 2012.[nevojitet citimi]

Referime

Redakto
  1. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 384. ISBN 9789995602673.
  2. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 324. ISBN 9781134294732.
  3. ^ "Safo Marko, vizatimet e gruas së Petro Markos". gazeta-shqip.com. Shqip (gazetë). 23 dhjetor 2017.