Sahit Prizreni
Sahit Prizreni ka lindur në Kukës, më 23.02.1983. Është sportist i mundjes së lirë në peshën 62kg. Suksesi më i madh i këtij sportisti shënohet në shtator të vitit 2007, ku në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan, Sahit Prizreni renditet i treti në botë në peshën 62 kg, duke fituar medaljen e bronzit. Ky është suksesi më i madh në historinë e mundjes shqiptare. Me këtë rezultat Prizreni arrin të fitojë të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.