Sakaroza
Shkrirja e Sheqerit të pastër | |
---|---|
Temperatura(C) | g Sarkozi/g Ujë |
50 | 2.59 |
55 | 2.73 |
60 | 2.89 |
65 | 3.06 |
70 | 3.25 |
75 | 3.46 |
80 | 3.69 |
85 | 3.94 |
90 | 4.20 |
Sakaroza është dysakaridi më i rëndësishem . Është mjaft i përhapur në botën bimore. Në sasi më të madhe gjendet në kallam të sheqerit(14-26%) që kultivohet në vendet e ngrohta, dhe në panxhar sheqeri(16-20%), i cili kultivohet në Europë.Material per veshje. Nga këto bimë përfitohet edhe në industri. Sakarozi formohet me kondensimin e dy molekulave të monosakarideve si dhe glukozës dhe fruktozës, siç shihet nga reaksionet:
C6H12O6 + C6H12O6 → C12H22O11 + H2O
Vetitë fizike
RedaktoSakarozi është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë, e cila tretet mirë në ujë. Shkrihet në 184°C dhe në qoftë se nxehet në 200°C bëhet i murrmë dhe me emrin karamelë shërben pë ngjyrosjen e pijeve freskuese dhe ëmbëlsirave.
Vetitë kimike
RedaktoSakarozi është sheqer joreduktues. Nëse veprohet me enzime ose me acid klorhidrik HCl të holluar, skaroza hidrolizohet dhe shpërbashkohet në glukozë dhe fruktozë.
C12H22O11 + H2O → C6H12O6 + C6H12O6
Sakarozi përdoret për ushqim, për përgatitjen e ëmbëlsirave, pijeve alkoolike në farmaci etj.