Sali Allmuça studjoi në Akademinë e Arteve në Tiranë, punoi si piktor filmi, por edhe si lektor në Akademi për „Grafikë të Aplikuar“, deri sa në vitin 1990 do të largohej në drejtim të Gjermanisë. Allmuça ndonëse ka përfituar mjaft nga jeta në Perëndim edhe sot e kësaj dite i mbetet mirënjohës shkollës dhe formimit të tij në Shqipëri.