Sali Bedulla
Sali Bedulla (Alushi), hero i transportit të brendshëm detar në Shqipëri. Lindur në Bilisht të Devollit në vitin 1924, ku kreu shkollën fillore dhe 7-vjeçare. Saliu në moshë të re mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në radhët e Br. II S. Në fillimin e viti 1945 Saliu filloi si marinar në motobarkat, e riparuara në kantierin e Durrësit. Më pas në vitin 1946, shkoi në Divulje të ish-Jugosllavisë, me grupin e parë të kursantëve nga Shqipëria, ku mori njohuritë bazë si navigator. Në vitin 1948, Saliu u bë pjesë e flotiljes së marinës luftarake në Durrës si komandant i anijes me nr. bordi 14. Në vitet 1949-50, shërbeu komandant i motovedetës “Mujo Ulqinaku” dhe që nga viti 1950 deri 1990, detari i sprovuar tashmë shërbeu kapiten i motobarkave “Ylli i Kuq”, “Vjosa”, “Asim Zeneli”, “Ali Kelmendi”, “Mesapliku”, thuajse në të gjitha motobarkat për më se 40 vjet rresht. U nda nga jeta më 19 dhjetor 2013.
Burimi i të dhënave
Redakto- Durrës lajm.com