Salih bin Muhammed bin Ibrahim El Talib (Arabisht: صالح بن محمد إبراهيم آل طالب) është imam dhe hatib i Xhamisë së Shenjtë. Ai është gjykatës në Gjykatën Supreme në Mekë.

Jeta e hershme

Redakto

Salih El Talib lindi më 23 janar 1974 në Riad, Arabia Saudite, në një familje fetare. Ai shkoi në shkollën fillore, të mesmen dhe shkollën e lartë në "Al Nidamiya" në Riad, dhe diplomoi në fakultetin e sheriatit në Universitetin Islamik "Muhammed Bin Al-Saud". Ai u emërua në këshillin e ministrave para se të bëhet imam dhe hatib i Xhamisë së Shenjtë. Pastaj Salihu u zhvendos në Britani për ta mësuar gjuhën angleze për shkak se ai duhet të komunikojë me delegacionet e huaj që vijnë në Xhaminë e Shenjtë.

Salihu e memorizoi Kuranin para moshës madhore dhe u çertifikua nga "Dhjetë lexuesit" nën mbikëqyrjen e Mahmud Omerit, Saber Hasanit, Ebu Sulejmanit dhe Abdul Halim Saber Abdul Razakut.

Arrestimi

Redakto

Më 29 gusht 2018, disa faqe zyrtare qarkulluan në lidhje me arrestimin e tij nga autoritetet saudite. Sipas një uebfaqe, Shejhu kritikoi mbretin Selman për veprat e tij. Pyetjet janë përhapur nëse Shejhu ka bërë këtë postim në rrjetin e tij social. [1]

Jeta personale

Redakto

Salih El Talib është i martuar dhe ka dy djem dhe dy vajza.

Referime

Redakto
  1. ^ "Sheikh Saleh Al Talib arrested by Saudi autorithy". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)