Salih Zyba ka lindur më 1 janar të vitit 1977 në Bukosh të Therandës, ndërsa sot jeton në Prizren. Ka të përfunduar gjimnazin “Jeta e re” në Therandë, dhe aktualisht është absolvent në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, dega Menaxhment dhe Informatikë. Salihu ka punuar në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale nga marsi i vitit 2003 gjer më 28 nëntor të vitit 2006, kur largohet nga puna shkaku i përfshirjes së tij në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Salih Zyba është ish ushtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe Ushrisë Çlirimtare Kombëtare. Aktiviteti i tij politik është i lidhur me KAN-in, dhe qysh nga themelimi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.