Sallatë me endivi
Sallata endivi është pak e hidhur, por vlerën ushqimore e ka njëlloj si sallata e freskët. Përgatitet si sallata jeshile, d.m.th. grihet hollë dhe spërkatet me kopër, vaj e uthull ose më parë përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë. Në këtë rast serviret me vaj, lëng limoni ose limontoz.
Për 500 g sallatë endivi duhen :
- vaj 3-4 lugë,
- limon 1 kokërr,
- kripë.