Sallatë me radhiqe
- Radhiqet e pastruara dhe të lara mirë zihen në ujë të vluar me kripë për 10 minuta. Pasi të kenë zier kullohen, priten dhe vendosen në pjatë. Përsipër i hidhet vaj ulliri, lëng limoni dhe kripë.
- Për 500 g radhiqe duhen:
- vaj 3-4 lugë, limon 1 kokërr mesatare, kripë.