Salma Jayyusi
Salma Khadra Xhajjusi (arabisht: سلمى الخضراء الجيوسي;e lindur në vitin 1926[1] ose 1927[2]) është një poete palestineze, shkrimtare, përkthyese dhe antologe. Ajo është themeluese dhe drejtore e Projektit të Përkthimit nga gjuha arabe (PROTA), e cila ka për qëllim të sigurojë përkthimin e letërsisë arabe në gjuhën angleze.
Jeta
RedaktoSalma Khadra Jayyusi lindi në Safed[3] nga një baba palestinez dhe një nënë libaneze. Duke ndjekur shkollën e mesme në Jeruzalem, ajo studioi letërsi arabe dhe angleze në Universitetin Amerikan të Bejrutit. Ajo u martua me një diplomat jordanez, me të cilin udhëtonte dhe me të cilin kishte tre fëmijë.[4]
Në vitin 1960, ajo e botoi koleksionin e parë të saj me poezi, Return from the Dreamy Fountain. Në vitin 1970, ajo mori doktoraturë në letërsinë arabe nga Universiteti i Londrës. Ajo dha mësim në Universitetin e Khartoumit 1970-1973 dhe në universitetet e Algjerisë dhe Kostandinit prej 1973 deri më 1975. Në vitin 1973 ajo u ftua nga Shoqata e Studimeve të Lindjes së Mesme në Amerikën e Veriut (MESA) për një vizitë leksionesh në Kanada dhe SHBA, në një bursë të financuar nga Fondacioni Ford, në vitin 1973. Në vitin 1975, Universiteti i Utah e ftoi atë të kthehej si profesore vizitore e letërsisë arabe dhe që atëherë ajo ka qenë e vendosur në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Për të nxitur shpërndarjen më të gjerë të letërsisë dhe të kulturës arabe, Jayyusi themeloi Projektin e Përkthimit nga gjuha arabe në vitin 1980, dhe më vonë themeloi East-West Nexus.
Veprat
Redakto- (ed.) Modern Arabic poetry: an anthology, 1987
- (ed.) The Literature of modern Arabia: an anthology, Columbia University Press, 1988
- (ed.) Anthology of Modern Palestinian Literature, Columbia University Press, 1992
- (ed.) The Legacy of Muslim Spain, 2 vols, 1992
- (ed.) Modern Arabic drama: an anthology, 1995
- (tr. with Trevor LeGassick) 'The Secret life of Saeed: the Pessoptimist by Emile Habibi, 2002.
- (ed.) Short Arabic plays: an anthology, 2003.
- (ed.) Modern Arabic fiction: an anthology, 2004.
- (ed.) Beyond the dunes: an anthology of modern Saudi literature, 2005
- (ed.) Human rights in Arab thought: a reader, 2009
- (ed.) Classical Arabic stories: an anthology, 2010.
Referime
Redakto- ^ Dona S. Straley (2004). The Undergraduate's Companion to Arab Writers and Their Web Sites. Libraries Unlimited. fq. 101. ISBN 978-1-59158-118-5. Marrë më 11 shtator 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Personalities: Who's Who Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Arab Thought Forum.
- ^ Mishael Caspi, Jerome David Weltsch,From Slumber to Awakening: Culture and Identity of Arab Israeli Literati, University Press of America 1998 p.42.
- ^ Personality of the Month: Salma Khadra Jayyusi Arkivuar 28 tetor 2007 tek Wayback Machine, This Week in Palestine, Issue No. 114, October 2007.