Salvatore Licitra
Salvatore Licitra i lindur në Bernë, Zvicër, nga prindër imigrantë sicilianë me origjinë nga Raguza. I diplomuar në Parma, Salvatore Licitra nisi karrierën e këngëtarit në këtë qytet në vitin 1998, ndërsa suksesin ndërkombëtar e arriti në vitin 2002 kur iu kërkua të zëvendësojë të famshmin Luciano Pavarotti në Metropolitan Opera të Nju Jorkut në rolin e Caravadossi-t në operan "Tosca". Tenori ka kënduar ndër të tjera nën drejtimin e Riccardo Muti në "la Scala" dhe në shumë opera të tjera në të gjithë botën.