Samir Statovci
Samir Statovci lindi më 26 nëntor të vitit 1983 në Prishtinë, është karateist shqiptar dhe i arsimuar si teknik i teknologjisë informative.
Samir Statovci | |
---|---|
U lind në | 26 nëntor, 1983 |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | sportist, karateist |
Karriera sportive
RedaktoMe karate ka filluar të merret në vitin 1996 në klubin e karatesë "Rrufeja" të Prishtinës, ku ka mësuar karatenë te mësuesit Ramadan Krasniqi, Besim Hasani dhe i ati, Mustafë Statovci.
Pas një karriere relativisht të shkurtër garuese, gjatë së cilës korri suksese veçanërisht në lëmin e katave, iu përkushtua studimit të teorisë së karatesë, përkatësisht teorisë, por dhe praktikës së katave dhe historisë së karatesë.
Aktualisht është refer rajonal dhe një nga trajnerët (trajner i katave) në klubin e karatesë "Seishinkan" të Prishtinës. Njëkohësisht është njëri nga themeluesit dhe kryetar i Unionit të Seishinkai Karatesë me seli në Kosovë, që është anëtar i Unionit Botëror të Organizatave të Karate-Dosë (WUKO), me seli në Brazil.
Samir Statovci është mjeshtër i karatesë i shkallës së tretë (3 Dan).