Ketri
Përmasat
RedaktoGjatesia e ketrit eshte 25-30 cm, ndersa pesha e tij eshte 200-500 gr.
Përshkrimi
RedaktoNgjyra e këtij brejtësi që jeton në pemë ndryshon nga e kuqe dhe gri e errët në verë, në nuanca më të errëta në dimër. Pjesa e barkut është e bardhë. Një specie e ngjashme është ketri ngjyrë gri (Sciurus carolinensis), i cili dallohet për ngjyrën e tij të hirtë. Ky i fundit është futur në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë dhe tashmë po përhapet edhe në Evropën kontinentale.
Statusi
RedaktoJo i rrezikuar
Përhapja dhe habitati
RedaktoTakohet në zonat e pyllëzuara në të gjithë Evropën dhe në Azinë Veriore. Ketri parapëlqen pyjet halore, por jeton edhe në pyjet gjetherënës, në pyje të përziera, në parqe dhe në kopshte.
Ushqimi
RedaktoUshqehet kryesisht me fara dhe fruta drurësh, sythe dhe kërpudha. Herë pas here, ha edhe zogj të vegjël dhe vezë. Rezervat ushqimore që grumbullon i ruan në vende të ndryshme, çka e bën ketrin një specie të rëndësishme në proceset e ripyllëzimeve.
Sjellja
RedaktoËshtë aktiv kryesisht në agim dhe muzg. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në pemë, por zbret edhe në tokë.
Riprodhimi
RedaktoNdërton fole sferike ku femrat pjellin deri në dy herë në vit. Lindin 2-4 të vegjël, të cilët e lënë folenë pas afro 7 javësh.
Zëri
RedaktoTingulli më i zakonshëm i ketrit është “çak-çak-çak”.