Sefedin Tomçini
(Përcjellë nga Sefedin Hasan Tomçini)
Sefedin Hasan Tomçini Ka lindur në Polozhan të rrethit të Dibrës në vitin 1942.
Ka kryer studimet për pilot reaktiv në ish-Bashkimin Sovjetik dhe fluturonte me avion MIG-19. Ka kryer detyra të ndryshme deri në komisar skuadrilje. Ra në krye të detyrës më 07.06.1977 pas një katastrofe ajrore ndërsa fluturonte afër Karbunarës, në Lushnjë. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.