Heroi Sefer Selimi, pishtar i arsimit në Trevën e Pollogut

Redakto
 
Sefer Selimi


Të gjithë e njohën heroin, atdhetarin e gazetarin, poetin e pedagogun, këshilltarin e arsimit dhe ish sekretarin e komunës së Gostivarit - Sefer Selimin. Për të janë shkruaar elegji, janë kënduar këngë dhe gjithmonë në çdo odë a ndeje me respekt flitet e do flitet për këtë veprimtar të dalluar të kësaj treve. Meqë, që nga viti 1962, së bashku me ish kolegun tim poashtu të ndjerë, z. Abdyrrahman Beqiri dhe dëshmorin Sefer, ishim tre miqë të pandarë, andaj, ua kam borxh që të shkruaj ca fjalë për të dy pishtarët e arsimit, por kësaj radhe e përkujtoj 38 – vjetorin e vrasjes së heroit - Sefer Selimi.

                 Ditën e martë,
                 një ditë gazepi,
                 në Gostivar
                 na u bë kiameti” - Kengetari popullor.

Pra, diten e martë,në fillim te shkurit të vitit 1968, disa metra para portes se shtepisë së vet,në prani të vajzës 12 vjeçare, Sefer Selimi goditet për vdekje me disa plumba pas shpine. U D B -eja nuk pret, ” zbulon ” dhe përhap lajmin e trilluar se Sefer Selimi kish qenë”Agjent i Shqipërisë, në shtëpinë e të cilit qenkësh gjetur radiostacionin ilegal ”. Gënjeshtër e kulluar,”pa autor zyrtar” që të kuptohej se ja përse e vramë, atdhetarin e intelektualin-Sefer Selimi.

Dorasi u mbajt dy muaj në paraburgim dhe lirohet që të mbrohet në liri, me asryetim se paskësh shtënë në vetëmbrojtje. Nuk vonoi shumë, një mbrëmje likuidohet edhe dorasi i Sefer Selimit në rrethana misterioze. Skenari është i vetëkuptueshëm, pra, U D B –ja ish jugosllave, permes veglave qorre organizoi atentat mbi të. Me këtë rast, prof. dr. Fehim Reçani ia dedikoi këtë elegji:

                Elegji kushtuar Sefer Selimit
                ”Hijeshi e shend oxhakut i ke dhanë,
                të vranë qorrat që s’të panë“  - F.Reçani

Këto vargje kurrë s’më fashiten nga mendja, sepse, me pavetëdie, në bashkëpunim me agjentët e U D B-së, e vranë qorrat që s’e panë dhe që s’e njohën intelektualin, i cili i jepte hijeshi e shend oxhakut - kombit të vet, pra, u vra një pishtar i arsimit në Trevën e Pollogut, një pedagog i shquar, i cili, tërë jetën e shkriu për hapjen e shkollave, duke udhëtuar në këmbë, nga fshati në fshat, i grumbullonte djemtë e vashat shqiptare që të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe; një gazetar dhe keshilltar pedagogjik, që rregullisht raportonte rreth arsimit dhe për arsimin në Trevën e Pollogut, një krijues letrar që vazhdimisht merrej dhe me shkrime si në prozë e në poezi dhe, një atdhetar i shquar që më tepër e deshte kombin e atdheun se vetveten, që do të thotë se:

Njerëzit që digjen, shkrihen dhe bien fli për atdhe quhen dëshmorë, e dëshmorët s’ vdesin kurrë !


PSE E VRANE SEFER SELIMIN ?

Ai ishte një nga aktualizuesit e dikutimeve nëpër formumet politike për dhe rreth pozitës nënshtruese kombëtare e shoqërore - ekonomike të shqiptarëve,i cili kërkoi që gjuha shqipe të ketë statusin e gjuhës zyrtare në të ashtuquajturën Maqedoni. Për aktualizimin dhe insistimin e publiki mit të shkaqeve që detyruan qindramijëra shqiptarë të shpërngulen në Turqi.Për ndriçimin statistikor të mospunësimit skandaloz të shqiptarëve në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore.

Skenaristët e këtij atentati poltik llogarisnin se, kjo vrasje do të kuptohej si paralajmërim nga ana e bllokut të politikanëve lokalë shqiptarë se dhe ata mund të pësonin si Sefer Selimi, kurse në popullatën e gjërë shqipta re do të kuptohej si mesazh që të mos perkrahen idetë e tij. E mira e kësaj të keqeje ishte se u shtua neveria ndaj bashkëpunëtorëve të U D B.

Filluan konfrontimet verbale dhe fizike në mes popullatës shqiptare dhe asaj sllave. Shqiptarët kërcnoheshin nga ana e sllavëve se”po të duan të kërkojnë të drejta, le të shkojnë në Shqipëri ” dhe se ” këtu nuk është Shqipëri, as Kosovë”.

Si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të tyre, në vigjilje të festës së Një majit 1972, një grup intelektualësh shkruanin parulla me kërkesa politike dhe me përmbajtje protestuese për vrasjen e Sefer Selmit. Protagonistët e shkrimit të këtyre parullave u burgosën dhe në vjeshtë të vitit 1972, u organizua Seancë gjyqësore me dyer të mbyllura për shkak të drojës se të akuzuarit do mbronin me fakte se organet e sigurimit shtetëror ishin regjisorët e atentatit mbi Sefer Selimin. Të akuzuarit u shpallën ”fajtor” dhe morën dënime drakonike.

NGA TAKIMET E MIA ME SEFER SELIMIN

Përvojën e parë e fitova prej Tij dhe prej prof. të ndjerë, Abdyrrahman Beqiri. Shpesh herë nga fshati Tërnovë udhëtoja për Gostivar dhe asistoja në orët e mësimit tek të dy. Me kërshëri përcjellja organizimin e orëve, sepse që të dy ishin pedagogë të spikatur. Kjo pra më ndihmoi që pas dy vjet shërbimi, së bashku me arsimtarin Azis Kërluku, të vlerëso hemi nga ana e Komisionit pedagogjik me notën: -veçanërisht të dalluar.

Dispunonte me tiparet më të larat njerëzore. Nga natyra ish i dashur, i qetë dhetepër i matur e i logjikshëm. S’pinte as cigare as alkohol. Nga bisedat që i zhvilloja me të, ai gjithmonë, me plot impenjim fliste për arsimin dhe rreth arsimit. S’më harrohet kurrë data 12 qershori i vitit ’67, kur të dy së bashku rreth 6 orë ecnim rrugëve të Shkupit.

Amaneti i tij i fundit që ma lë ishte: - Ibrahim, të lutem t’i vazhdosh studimet univerzitare, mos i ndërpre dhe të mos jesh i kënaqur vetëm me kryerjen e Akademisë Pedagogjike, por të vazhdosh dhe më tej.-Ia dij për nder të madh dëshmorit Sefer, sepse unë kurrë s’ do t’i vazhdoja studimet universitare po të mos ndikonte ai.


I AFERT ME TE GJITHE

Kishte dëshirë të madhe të takohej me shqiptarë të të gjitha shtresave, veçanërisht me sharraxhinj. - Shiko sa sharxhinj ka nëpër rrugët e Shkupit?! -Mandej vazhdoi:-Sllavët duan që ne shqiptarët të punojmë punët më të rënda dhe çdo mëngjes t’u themi: Mirëmëngjesi “zotërinj”! E përmendi dhe poezinë e Migjenit të dytë të Kosovës, të Esat Mekulit:

”O vëlla me sharrë në krah”dhe, secilin sharraxhi që e takonim në rrugë ndaleshim dhe bisedojshim rreth halleve të tyre. Në ora 4 pas dite, me autobus vazhduam rrugëtimin së bashku Gostivar - Dibër. Mbresat dhe këshillat e tij nga ai takim, s’do t’i harroj kurrë.

Tre muaj pas atij takimi, me të lexuar në gazetën ” Flaka ” artikullin e publicistit Sefer Selimi, me titull:-Tërnovasit i kërkojnë mësuesit e vjetër -s’u hamenda fare, por për hir të ish mikut tim të ndjerë, z.Sefer dhe të fshatarëve malësor, trima e besnik të Tërnovës, vendosa që të lë detyrën në një fshat të Dibrës dhe me Shkollë të Lartë Pedagogjike, së bashku me motrën time-Nezveren, e cila e pat kryer Shkollën Normale, shkuam në Tërnovë e i hapëm klasët e larta. Gëzimi i fashtarëve, i nxënësve e i të ndjerit Sefer Selimi, qe i papërshruar.

 

Tërnovasit i kërkojnë mësuesit e vjetër !

(-Faksimil nga gazeta”Flaka” e datës 12 shtator 1967, artikull i shkruar nga heroi - Sefer Selimi.)


Me pietet e respekt për të flasin dhe ish nxënësit e tij të Gjimnazit të Gostivarit Prof. i gjuhës frenge, dibrani- Nuri Koleci, më pat thënë:-” Prof. Sefer Selimin e kam pasë kujdestar klase, ai, jo vetëm që na brumosi me dije, por edhe me atdhedashuri”!

- Për të, fjalët më të mira i flasin e do t’i flasin, jo vetëm nxënësit e kolegët e tij, por edhe të tjerë :qytetarë e fshatarë, punëtorë, bujqi e zejtarë anë e kand trojeve shqiptare.

Shembëlltyra e tij është e do të jetë udhërëfim për çdo gjeneratë brez pas brezi!

Malme (Suedi), shkurt 2006

Me nderime e respekt të përjetshëm, Ibrahim Egriu