Sekreti i Akiut është një film dokumentar i realizuar në vitin 2012. Qëllimi është të zbulohet sekreti i magjisë në restorantin e famshëm vienez SOLE, në pronësi të një shqiptari nga Maqedonia. Për këtë është zgjedhur pikërisht dita kur hapet sezoni i Vjeshtës në Operan e Vienës. Atë ditë gazetat shkruajnë se artistët do të darkojnë në SOLE, mes tyre edhe Placido Domingo. Kamera ka fiksuar 24-orëshin e kësaj ditë-nate të bukur por edhe të tensionuar, si edhe retrospektivën nga jeta e Aki Nuredinit në Maqedoni.

[1] [2]

Regjisori dhe ekipi

Redakto
  • Regjia: Merita Çoçoli
  • Skenari: Merita Çoçoli
  • Fotografia: Besim Sejdiu
  • Montazhi: Branko Bllazhevski, Edip Salih
  • Prodhuar nga: Televizioni i Maqedonisë/MTV

Referime

Redakto
  1. ^ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 19 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)