Dr. Selam Hasan Ramaj ka lindur më 26.12.1939 në Krahës të rrethit të Tepelenës. Shërbeu disa vjet si mësues dhe në Komitetin e Rinisë në Tepelenë. Shkollën e mesme dhe arsimin e lartë i kreu jashtë shtetit, në Bullgari. Punoi për shumë vjet si agronom, kryeagronom dhe kryetar kooperative bujqësore në fshatrat e rrethit të Tiranës. Në të njejtën kohë merrej me punë shkencore. Për rezultate të mira në punën e tij, kalon punonjës shkencor në Institutin e Studimit të Tokave në Tiranë. Nuk kalon shumë kohë dhe mbron gradën shkencore "Doktor i shkencave". Është pensionist dhe banon në Tiranë. Është një nga nismëtarët për krijimin e Shoqatës Atdhetare-Kulturore "Treva e Krahësit" dhe drejtor i gazetës "Vjosa".

Burimi

Redakto