Selaniku qyteti i fantazmave (Të Krishterët, Myslimanët dhe Hebrenjtë 1430-1950)
Selaniku qyteti i fantazmave (Të Krishterët, Myslimanët dhe Hebrenjtë 1430-1950) Gjinia: Histori. Autori: Mark Mazower. Shqipëroi: Erblina Kërçishta, Julinda Mano. Shtëpia botuese: Dituria. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 632. ISBN 978-9928-103-10-9
Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
Mes rrënojave romake dhe manastireve bizantine, sinagogave dhe xhamive, hamejtë hebrenj dhe skllevërit ukrainas bashkëjetonin me tregtarët ortodoks greqishtfolës, pashallarët osmanë dhe luftëtarët e çetave shqiptare. Besimet dhe gjuhët përplaseshin dhe përziheshin në një atmosferë devocioni të përbashkët dhe misticizmi mesianik.
Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacinalizmit, zjarrit dhe nga dy luftrat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyrin në epokën e modernizmit.