Selim Ishmaku
Selim Ishmaku (1951-2010)[1] i njohur për veprimtarinë e tij si instrumentist, kompozitor e dirigjent,i cili prej vitesh punonte në Radio Televizionin Shqiptar. Karrierën e tij artistike e ka filluar në Ansamblin e Ushtrisë si violinist, ka punuar në Qendrën Kulturore për Fëmijë dhe në Radio Tirana ku ka qenë redaktor i muzikës. Vitin e shkuar, Ishmaku ishte drejtori artistik i Festivalit të përvitshëm të RTSH dhe një ndër artisët që në 45-vjetorin e këtij festivali u nderua me çmim për orkestrim. Ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.