Selvije Halimi
E lindur më 19.12.1970 në Dumnicë (Podujevë), Halimi ishte deputete e Grupit Parlamentar të PDK-së në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ka kryer Fakultetin Juridik si dhe ka magjistruar në menaxhment shëndetësor. Ishte sekretare e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për katër vite ishte këshilltare në Kuvendin Komunal.[1]