Seminari
Seminari është një formë e mësimdhënies akademike, ose një institucion akademik organizuar nga ana e një organizate tregtare ose profesionale. Ai ka për detyrë të mbledhë grupe të vogla për takime të rregullta, duke u fokusuar çdo herë në një subjekt të caktuar. Kjo shpesh realizohet nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm sokratik me një udhëheqës ose instruktor seminaresh, ose përmes një prezantimi më formal të hulumtimit.[1] Seminari në thelb është një vend ku lexohen punimet e caktuara, mund të ngriten pyetje dhe të organizohen debate.[2]