Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 2019 është sesioni i 38-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe është mbajtur nga 19 - 30 gusht 2019 në Prishtinë, Kosovë.[1]

Seminari i 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
37-të ←
→ 39-të
Hapja solemne e Seminarit të 38-të (2019)

19 gusht 2019 – 30 gusht 2019
DrejtorShkumbin Munishi
DekanLindita Rugova
RektorMarjan Dema
ModeratorHerolinda Bylykbashi
Logoja e Seminarit të 38-të

Programi

Redakto

Programi bazë i Seminarit të 38-të ka qenë:

  • Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
  • Ligjërata të gjuhësisë shqipe;
  • Ligjërata për letërsinë shqiptare;
  • Ligjërata për kulturën shqiptare;
  • Referime shkencore;
  • Ligjërata të përgjithshme;
  • Tryeza të rrumbullakëta;
  • Tryeza e doktorantëve:
  • Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës.

Sesionet shkencore

Redakto

Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (29 - 30 gusht 2019) ishin:

1. Gjuhësi: Struktura e shqipes aktuale Gjendja dhe përshkrimi i sistemit fonologjik dhe fonetik të shqipes aktuale; Gjendja dhe përshkrimi i sistemitmorfo-sintaksor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i sistemit leksiko-semantik dhe stilistikor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i varieteteve aktuale të shqipes.

2. Letërsi: Si ëndërrohet në letërsinë shqipe Ëndrra romantike: individi dhe shoqëria në letërsinë shqipe; Alegoritë moderne të ëndrrës; Imagjinari modern në letërsinë shqipe mes ëndrrës dhe rêverie; Ligjërimi onirik si paradigmë stilistike; Ëndrra dhe letërsia fantastike;Ëndrra si “realitet” tjetër.

3. Kulturologji: Rrjetet sociale, politika dhe etika Llojet e rrjeteve sociale; Kultura në rrjetet sociale; Mediat në rrjetet sociale; Politika e në rrjetet sociale; Etika në rrjetet sociale; Drejtimet e zhvillimit të rrjeteve sociale.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ https://www.kultplus.com/libri/seminari-nderkombetar-per-gjuhen-letersine-dhe-kulturen-shqiptare-kete-vit-me-mbi-100-pjesemarres/