Semiopragmatika e realizmit socialist (1944-1949)
Semiopragmatika e realizmit socialist (1944-1949) është monografia me Autor: Ilir Yzeiri.
Në këtë libër, ai ka nisur të gjurmojë dukuritë e shenjueshmërisë poetikë në letërsinë shqiptare të realizmit socialist, duke hetuar në fillim se çfarë ndodhi në procesin letrar shqiptar në vitet 1944-’45 e deri në vitin 1949, atëherë kur një kod dhe një sistem shenjash u përjashtuan dhe një kod dhe një sistem tjetër shenjash u aktivizuan për të interpretuar procesin letrar. Ky libër përmban dy pjesë dhe është i pari në serinë e studimeve për semiopragmatikën e letërsisë shqiptare që autori ka dëshirë të botojë në të ardhmen. Semiopragmatika e realizmit socialist shqiptar (1944-1949) është fillimi i një cikli me studime që synon të tregojë se çfarë ndodhi me shenjueshmërinë dhe me zbatimin e saj në procesin letrar në mes të shekullit të kaluar, atëherë kur letërsia, arti e kultura iu nënshtruan metodës së realizmit socialist.