Bar veshi (Sempervivum tectorum) i njohur në gjuhën popullore edhe si burgulli i pullazeve apo thonjës, është një bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të tulta e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonisht në mure të vjetra e mbi çati dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve të ndryshme, sëmundjeve të veshit, etj. [1] Është një specie e bimës së lulëzuar në familjen Crassulaceae, bimë autoktone në malet e Evropës Jugore, e kultivuar në të gjithë Evropën për pamjen e saj dhe një traditë romake që pretendon se mbron shtëpitë nga goditjet e rrufeve dhe nga zjarret. Mbase kjo ka ndikuar që në disa gjuhë të quhet e të njihet edhe si rojtari i shtëpisë. [2]

Bar veshi

Galeria

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Sempervivum tectorum L. common houseleek" (në anglisht). USDA. Marrë më 7 korrik 2011.
  2. ^ http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/f_i_botanikes.pdf