SendaiJaponisht:仙台), qytet dhe kryeqytet në prefekturën Miyagi ken, në veri të ishullit Honshu, Japoni. Qyteti shtrihet midis lumenjve Nanakita dhe Hirose. Qyteti kufizohet në jug nga lumi Natori, ku në jug të të cilit është qyteti Nator, në verilindje ndodhet qytet-porti Shiogama. Popullsia e qytetit në vitin 2010 ishte 1.045.903 banorë ndërsa e zonës metropoloitane 2.362.000 banorë.

Sendai
Qytet
Nga lart majtas: Festivali Sendai Tanabata, Statuja e Data Masamune, Gyutan, Shën Jozenji në verë, Shën Jozenji në Vjeshtë, Horizonti në Sendai.
Nga lart majtas: Festivali Sendai Tanabata, Statuja e Data Masamune, Gyutan, Shën Jozenji në verë, Shën Jozenji në Vjeshtë, Horizonti në Sendai.
Popullsia
 • Gjithsej1,045,903 (2.010)
Faqja zyrtaresendai.jp

Këtu u vendos në vitet 1600 samurai dhe feudali daimyo Date Masamune, i cili njihet edhe si themeluesi i qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua nga bombardimet ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrënoja të kështjellës së shekullit XVI gjenden edhe sot në kodrën Aoba, në pjesën perëndimore të qytetit bashkëkohor. Sot Sandai është qyteti më i madh dhe qendëra tregtare e rajonit Tōhoku. Gjithashtu këtu janë të vendosura institucione si selia rajonale e agjencive federale administrative, institucione arsimore etj. Është qendër hekurudhore, por varet nga porti Shiogama për eksportin e mallrave. Aeroporti ndërkombëtar Sendai ndodhet në qytetin Nator. Traditë e manifakturave të qytetit është prodhimi i kukullave të drurit që quhen kokeshi, por edhe këto janë kryesisht për konsum të brendshëm. Bujqësia në zonën përreth kultivon oriz dhe pemë frutore.

Festivali Tanabata

Sendai është qendër arsimore dhe selia e Universitetit Tohoku. Ka një nga treguesit më të lartë të hapësirës së gjelbërt në gjithë Japoninë pasi qyteti u rindërtua pas Luftës së Dytë Botërore. Osaki Hachiman (faltore Shintō) është vlerësuar për bukurinë e saj arkitektonike. Turistë nga gjithë Japonia mblidhen në datat 6 dhe 8 gusht për të ndjekur festivalin e përvitshëm Matsuri Tanabata (Festivali i Yjeve). Pranë ndodhet gjiri Matsushima, i njohur për bukuritë natyrore.

Gjeografia Redakto

Sendai shtrihet në 38°16'05" GJGJV dhe 140°52'11" GJGJL. Sipërfaqja e qytetit arrinë 788,09 km². Pika më e lartë e lartësisë mbidetare arrinë ajo e vullkanit Funagata (1.500 m). Nër qytet rrjedh lumi Hirose.

Klima Redakto

Cunami në Oqeanin Paqësor që goditi Sendain (2011)

Sendai gjindet në brezin e klimës mesatare. temperatura mesatare vjetore arrinë 12,1 °C, ndërsa të resdhurat mesatare vjetore 1.241,8 mm. temperatuara më e lartë e regjistruar ndonjiherë kaarritë 36,8 °C, ndërsa ajo më e ulta -11,7 °C. Sezona e shirave është zakonishtfundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.

Në mars 2011 rajon Sendai u dëmtua rëndë nga një cunam i madh[1] që e përfshiu në brendësi i cili u shkaktua nga një tërmet masiv nënujor në Oqeanin Paqësor rreth 130 km në lindje të qytetit. Vdiqën mijra njerëz dhe u shakaktuan dëmtime të rënda të pronës.

Lidhje të jashtme Redakto

Sendai në Organiztën Kombëtare të Turizmit në Japoni

  Commons: Termeti në Sendai (2011) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime Redakto