Sengoku 3 (Në shqip Lufta Civile 3) është një lojë arcade e tipit Beat em’ up (Scrolling Fighter) publikuar nga SNK për lojrat Neo-Geo në vitin 2001. Zhvilluar nga Noise Factory, Sengoku 3 është instalimi i tretë i lojrave me të njëjtin titull. Si titujt e tjerë të lojrave, Sengoku 3 ndjek një histori dhe paraqet personazhe origjinale në serinë e Scrolling Fighter. Kjo është seria e fundit e lojrave me këtë titull.

Shock Troopers: 2nd Squad
Pamje nga loja; demo.
Titulli
Sengoku 3
Titulli Alternativ
Lufta Civile 3
Zhvilluesi
Noise Factory
Publikuesi
SNK për Neo-Geo
Platforma / Konzola
Arcade
Lloji i lojës
Beat em’ up
Publikuar
Lojtarët
4
Për moshen
Të gjitha
Formati
Arcade Box
Ekrani / Rezolucioni
384 x 224
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; 4 butona gjithësej
Sistemi
Arcade


Personazhet e Sengoku 3; nga e majta në të djathtë Byakki, Okuni, Kongoh, Kagetsura, Kurenai dhe Falcon.

Historia e lojës flet për një profeci të mbijetuar ndër vite, sipas së cilës Shpirti Pa Kohë do të ringjallet për të zbritur në tokë me hënën e kuqe dhe mbas kësaj flakë konflikti do të përfshijnë botën. Megjithatë profecia përfundon me fjalët se Ninxhat e Paqes do të ngrihen së bashku me Shpirtin e Pa Kohë dhe misioni i tyre për të pastruar entitetin e përndjekur do të përmbushet. Në fund të lojës, entiteti negativ premton se do të rikthehet sërish duke lënë të kuptojë për një lojë tjetër por kjo lojë është e fundit nga Sengoku. Gjatë lojës lojtari njihet me konfliktet dhe historinë e personazheve kryesorë dhe Byakkit dhe Okunit.

Në lojë lojtari mund të zgjedhë (në fillim të lojës) midis katër lojtarëve si Kagetsura, Falcon, Kongoh dhe Kurenai. Mbas përmbushjes me sukses të tre niveleve të ndryshme lojtarit (pa penalitete) i jepet mundësia të ndryshojë personazhin që komandon, me dy personazhë të rinj si Byakki dhe Okuni.

Loja bazohet në një sistem jo shumë kompleks kombinimesh, asetesh dhe magjish që mund të performohen sipas komandave të ndryshme. Gjithsej loja ka katër butona. Gjithashtu lojtari shpërblehet me bonuse gjatë një niveli të dhënë ose në fund të tij për numrin maksimal të combos.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto