Sensorët dhe termoçiftet

Redakto

SENSORI është një pajisje e cila e detekton ose e mat madhësinë fizike ,dhe e shndërron atë në madhësi elektrike (sinjal elektrik).Pajisja e cila e kryen veprimin e kundërt quhet AKTUATOR (konverton sinjalin elek trik në një veprim mekanik).


TRANSDUKTORËT- (lat. Transducere-konvertim-shndërrim) është pajisje e cila e konverton energjinë nga një formë në formën tjetër . Rrjedhimisht senzoret dhe aktuatoret janë forma te transduktorëve. Karakteristikat e senzorëve janë:

  • Saktësia –është diferenca maksimale midis vlerës së vërtete dhe vlerës së matur ,
  • OFSETI – quhet sinjali në dalje të senzorit I cili ekziston kur ai duhet të jetë zero .
  • GABIMI I LINEARITETIT është devijimi gjere kur lakorja e fituar me matje ndryshon nga lakorja teorike ideale.
  • HISTERIZIA- është diferenca në reaksion-përgjigje për vlerat rritëse dhe zbritëse të parametrit të aplikuar.
  • KOHA E REFLEKTIMIT (reaksionit) quhet koha e nevojshme që sinjali në dalje të arrin vlerën përfundimtare brenda një brezi të caktuar të tolerancës.
  • GABIMI I SENZORIT I ngjashëm me atë të sistemit matës: duke e përfshire edhe gabimin dinamik.

Transduktoret klasifikohen në :

  • modulues (pasiv) ku nevojitet një burim I jashtëm I energjisë
  • vete-gjenerues (aktiv) ku nuk nevojitet burimi I jashtëm I energjisë.



TERMOÇIFTET


Termoçifti është bashkimi i formuar nga dy metale ose aliazhe të ndryshme pra është çift I bashkimeve. Njëri nga këto çifte gjendet në temperaturë referente (siç është 0 C), ndërsa bashkimi tjetër gjendet në temperature e cila duhet të matet .Diferenca e temperaturës midis skajeve te nxehta dhe atyre të ftohta do të shkakton forcën termo-elektromotore e cila zhvillohet në varësi të temperaturës. Termoçiftet përdoren gjerësisht për matjen e temperaturës sepse kanë kosto te ulët,janë të thjeshtë dhe të përshtatshëm për përdorim në një brez shumë të gjërë të temperaturës.


Shiko gjithashtu

Redakto


Referime

Redakto

Literaturë

Redakto
  • Prof.Dr.Ali V.Gashi, Matjet elektrike, Fakulteti i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Prishtinë 2011
  • Prof.Jusuf H.Gacaferri, Matjet elektrike 1, Fakulteti teknik