Serxhio Prelashi ka lindur më 9 qershor 1987 në qytetin e Elbasanit. Mësimet e para ai i mori në shkollën 8-vjecare “Ali Agjahu” , ndërsa ato të mesme në liceun e gjuhëve të huaja “Mahmud & Ali Cungu”! Qysh herët mësues të ndryshëm vënë re tek Serxhio një talent shpërthyes në fushën e krijimtarisë dhe artit. Gjithashtu ata zbulojnë dhe një karakter tepër aktiv të tij. Implikimi në cdo aktivitet dhe në dëshirën për të provuar gjithcka e vecojnë Serxhion menjëherë nga bashkëmoshatarët e tjerë.

Kantoja, aktrimi dhe sporti qenë pikënisja e Serxhios në fushën e artit, një pikënisje që la këdo pafjalë. Ky djalë po fillonte të habiste me talentin e tij krijues në fusha të ndryshme.

Duke bërë një retrospektivë në kohë, Serxhio në moshën 7-vjecare fillon të praktikojë sportin e bukur të basketbollit, sport që luhej pothuajse nga të tërë familjarët e tij dhe që ishte një traditë për tu ndjekur në fisin e Serxhios.

Vitet kalojnë dhe formimi i Serxhios merr një hov emotiv kur ai fillon liceun e gjuhëve të huaja. Pikërisht në këtë lice Serxhio merr spunton e artistit dhe dalëngadalë tërë qyteti i Elbasanit fillon të njihet me emrin e tij.

Duke marrë pjesë për herë të parë në maratonën artistike të qytetit, Serxhio përvetëson cmimin e konferencierit, duke u bërë konferencieri më i mirë i qytetit që në moshën 15-vjecare.

Qenë pikërisht këto maratona që e njohën Serxhion si aktor, regjizor, humorist, këngëtar, valltar, konferencier dhe drejtues teknik.

Me angazhimin e Serxhios liceu i gjuhëve të huaja ngrihet në majat e konkurencës mes shkollave të mesme më të mira të qytetit.

Aktivitete të njëpasnjëshme pasojnë njëri-tjetrin dhe në secilin prej tyre emri i Serxhio Prelashi-t do të shfaqej patjetër.

Duke marrë këtë frymëzim artistik dhe euforik, gati cdo ditë, Serxhio zbuloi një tjetër talent në vetvete; atë të krijimit Poetik. Poezitë e Serxhios rrënqethnin dhe emociononin këdo që i lexonte dhe të tërë e vlerësonin atë duke shprehur :- Një ditë ka për tu bërë një poet i madh !

Studimet e larta Serxhio i merr në Universitetin “ Aleksandër Xhuvani “ në degën frëngjisht. Ashtu si më parë emotivi dhe karakteri i Serxhios mbeten të pandryshuar.

Serxhio Prelashi vazhdon të ndjekë rrugën e artit dhe nuk tundohet të heqë dorë prej saj.

Një fakt interesant dhe kurioz ndodh në krijimtarinë e Serxhios. Atëhere kur të tërë ishin të bindur se Serxhio do bëhej një poet i madh, ai cudit duke botuar për herë të parë në Shqipëri një libër studimoro-shkencor dhe duke u bërë i vetmi shkrimtar Shqiptar i këtij zhanri letrar.Ajo që cuditi më shumë kritikët e egër është fakti kur Serxhio prononcohet se:- Ka plot 5 vite që punon për realizimin e librit “Të pathënat e Titanic”. Libër që thyen menjëherë tabutë letrare në Shqipëri dhe që pritet mjaft mirë nga kritikët e mbetur.

Kur pjesa më e madhe e opinionit publik mendonte se libri i Serxhios ishte thjesht një fryt euforik dhe se nuk do pasohej nga libra të tjerë, Serxhio shpërthen duke botuar librin e tij të dytë “Të vërtetat e fshehura”, libër, që revolucionon mënyrën e të shkruarit dhe të lexuarit.

Librat “Të pathënat e Titanic” dhe “Të vërtetat e fshehura” njihen shumë shpejt në mbarë Shqipërinë dhe Serxhio Prelashi fiton stimulin e një shkrimtari që premton shumë, duke u renditur dhe në librat e leximeve letrare si një ndër shkrimtarët modernë më të mirë.

Pas përfundimit të studimeve të larta, Serxhio emigron për në Francë, ku merr një tjetër formim të plotë, por këtë rradhë në fushën e drejtësisë dhe zbulon gjat kësaj kohe një tjetër talent në vete:- Krijimin Designativ.

Ai për një kohë mjaft të shkurtër krijon parfumin e parë të tij me emrin: S.P The Fragrance of Serxhio Prelashi. Dhe bëhet i vetmi Shqiptar në mbarë botën që arrin të krijojë një parfum.

Pas një formimi të plotë të karakterit dhe të zhvillimit të tij Serxhio rikthehet pas tre viteve nga Franca me ide, plane e projekte tepër të mëdha për Shqipërinë.

Sot Serxhio Prelashi njihet si një njeri korrekt, një shkrimtar intrigues, një njeri i qetë që flet pak, por që ka një formim të plotë në cdo fushë. Shumë persona e vlerësojnë Serxhion në nivelin maksimal duke thënë për të:- “Serxhio Prelashi është ndër të paktët njerëz në botë që duhet takuar të paktën një herë në jetë... “ !