Sevdail Demiri
Sevdail (Faik) Demiri[1] u lind më 1980 në Kumanovë, ku e kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studioi albanologjinë dhe historinë në Universitetin publik të Shkupit. Në vitin 2013, doktoroi me temë nga historia e shtypit shqiptar.
Njihet si gazetar, shkrimtar dhe studiues shqiptar.
Që nga viti 1997 aktivisht u mor me gazetari, duke punuar në shumë media të shtypura dhe elektronike.
Nga viti 2012 është punëtor shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, dhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ në Kumanovë.
Për nga origjina familjare, rrjedh nga fshati Depcë i Karadakut të Preshevës-Gjilanit (Kosovë Lindore).
Sevdail Demiri është autor i këtyre librave:
1. ‘Duke pritur mëngjesin‘– (poezi), Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2002;
2. ‘Flakadani rezistencës karadakiane’ – (monografi historike), Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2006;
3. ‘Thumbi i fjalës’ – (publicistikë), Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2008;
4. ‘Kufiri i horrave’ – (poezi), Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2013.
5. ‘Vilajeti i Manastirit dhe LKSH në vitet 1911-1912‘ – dokumente bullgare, bashkëautorësi me Skender Asanin, Fondacioni Dauti, Shkup, 2015;
6. “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturor-arsimor“; Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, 2015;
7. “Nëpër telat e kohës” (publicistikë), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2016;
8. “Variacione historike“ (punime shkencore), SHHSHM, Shkup, 2017;
9. “Shqiptarët në rrjetën diplomatike të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)” (libër studimor), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2018;
10. “Shkupi dhe Kumanova nën pushtimin bullgar (1941-1944), në dritën e dokumenteve shqiptare” (përmbledhje me dokumente), në bashkëautorësi me Skender Asanin, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2018.[2]