Sevdije Ahmeti
Sevdije Ahmeti ishte aktiviste shumëvjeçare e çështjeve të grave dhe të drejtave të njeriut. Vdiq më 20 nëntor 2016 në Prishtinë.
Ajo njihet si njëra ndër aktivistet e para për të drejtat e grave në Kosovë, lëvizje që nisi në Kosovë në vitet e ’90-a krahas kërkesës për liri e pavarësi.
Një kohë ka punuar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.[1]
Pasi u shkarkua nga puna më 23 korrik 1989, ajo filloi të punojë për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke përgatitur shumë raporte mbi shkeljet e të drejtave të grave për Amnesty International.[2]
Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët, ndihmoi shumë edhe në dokumentimin e torturave që pushteti serb bënte ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e grave dhe fëmijëve në veçanti.[3] Kjo përfshinte edhe dorëzimin e provave në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për dhunën seksuale dhe keqtrajtimin e kryer kundër grave të Bosnjës dhe të Kroacisë, kur ato u strehuan si refugjate në Kosovë.[4]
Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.
Rezymeja mbresëlënëse për të drejtat të njeriut e Sevdije Ahmetit kapi vëmendjen e Colby College, që ndodhet në Waterville, Maine, SHBA. Instituti Oak për të Drejtat e Njeriut i Kolexhit e priti atë si Fellow të tyre në vitin 2001.[5]
Referime
Redakto- ^ "RrGGK kujton aktivisten Sevdije Ahmeti". Koha.net. Koha. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "RrGGK kujton aktivisten Sevdije Ahmeti". Koha.net. Koha. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vdiq Sevdije Ahmeti". Botapress. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "RrGGK kujton aktivisten Sevdije Ahmeti". Koha.net. Koha. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2001 Oak Fellow: Sevdije Ahmeti". Oak Institute for Human Rights. Marrë më 2018-07-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)