Severxhane Laçi

Severxhane Laçi

Severxhane Laçi është e lindur dhe e rritur në Shkup. Si nxënëse e shkollës filllore “Liria” aktivizohet në korrin e shkollës, ku merr pjesë në garat e qytetit të Shkupit dhe ato republikane. Por ato që e zbuluan talentin e Severxhanes janë Syrija Imamit dhe arsimtarit të saj të muzikës Abdullah Asllani.

Në vitin 1979 formohet Shoqëria Kulturore-Artistike “Ibe Palikuqi”, ku kjo shoqëri duke i pasur parasysh afësitë e Severxhane Laçit, i bëjnë asaj ftesë që të antarësohet në shoqëri. Kah fundi i vitit 1979 Severxhane Laçi antarsohet si këngëtare në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Ibe Palikuqi”, ku kontribon maksimalisht për kulturën dhe kombin e saj. Edhe pse ishin vite të vështira, kjo shoqëri krahas kushteve të dobëta, falë anëtareve entuzjast që kishin dashuri për artin dhe kulturën shqiptare, ku një ndër ato anëtar ishte edhe Severxhane Laçi, arrinë të përmbushë misionin e vet. Severxhane Laçi amanetin e të parëve, kultivimin e këngës shqipe, e kishte si një mision të cilin duhej ta përcjell brezave te ardhshëm. Përveç si këngëtare, atë mund ta shihnim edhe si konferensiere, valltare, në grupin folklorik, gjë që dëshmon se me sa shumë dashuri ju përkushtua profesionit të saj.

Severxhane Laçi gjithashtu ka qenë pjesëmarese e festivaleve që mbahen në Turqi. Në festivalin Nota Fest me këngë të lehta zbavitëse ka marrë çmim për interpretimin më të mirë, ndërsa në një edicion tjetër të Nota festit e merr çmimin e dytë nga jurija për përshtypje skenike. Në vitin 2012 në Fest Nota e Artë, Severxhane Laçi arrin të fitojë çmimin për baladën më e mirë kushtuar nënës. Sa i përket aktiviteteve jasht vendit, Severxhanja vite më parë ka qenë në Holandë në një festival botëror me karakter revijal, ku prezntohen kultura të ndryshme. Në të cilën Sevi paraqitet me këngën e saj të bukur shqipe. Severxhanja ka të realizuar një album, disa kollazhe këngësh, pa harruarr të ceken edhe shumë këngë të inçizuara në Radio Shkupi dhe poashtu në vitet e ‘80ta ka regjistruar këngë edhe në Radio Prishtinë, dhe ka marrë pjesë në emisionet e vitit ri të RTP-së së atëhershme.

Severxhane Laçi gjithashtu ka kontribuar dhe ndihmuar edhe SHKA Emin Durakun dhe Karshijaka. Ndërkaq ajo vazhdon ende të sjellë këngë për adhuruesit e me qëllimin që thesarin e saj muzikor ta begatoj edhe më shumë me këngë të bukura shqipe.