Sevime Gjinali
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shënime biografike lidhur me veprimtarinë dhe krijimtarinë artistike të prof.Sevime Gjinalit.
E lindur me 09.04.1937 në Prizren ku dhe kreu shkollimin e mesëm muzikor me 1954. Gjatë kësaj periudhe dallohet me pjesëmarrje në koncerte të shkollës si pianiste dhe anëtare e SH.K.A “Agimi’’në Prizren. Me insistimin e prof. M.Vasileviq regjistrohet në Akademinë e Muzikës në Beograd. Gjatë tërë kohës në studime dallohet si studente sidomos në lëndët kryesore si Solfezh,piano,harmoni etj. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1958 kthehet në Prizren dhe në shkollën e mesme të muzikës angazhohet për lëndët Solfezh,Piano,Folklor muzikor,Lexim partiturash dhe Polifoni.Kjo ishte etapa e parë e saj si mesimdhënëse e parë në Akademi ku u vleresua si pedagoge e dalluar. Gjate këtyre viteve ishte aktive ne jeten kulturo-artistike te qytetit. Nga viti 1961 u ftua nga Radio Prishtina që si profesioniste të punoj në redaksinë e programit muzikor në radio përkatësisht si redaktore e muzikës serioze dhe popullore ku me angazhim të madh ndikoi në avancimin dhe realizimin e programeve muzikore duke shkruar shumë komente,tekste të muzikës klasike per t’i afruar dhe kultivuar shijen e dëgjuesit.Në këtë aspekt u vleresua për shumë emisione kualitative me të cilat Radio Prishtina ka marë shumë vlerësime në gara të ndryshme të radiodifuzionit. Krahas me detyrën e redaktorit punon si arsimtarja e lëndës piano në shkollën e mesme të muzikës në Prishtinë.
Me zhvillimin e produkcionit muzikor në Radio Prishtinë krijon kompozime në frymën e muzikës popullore,këngë korale për femijë,miniatura pianistike,kompozime për zë e piano të gjitha këto për shfrytëzimin e incizimeve në programet e Radios. Paralelisht me veprimtarinë kulturore nga viti 1970 zgjedhet ligjeruese në Shkollën e lartë Pedagogjike në Prishtinë për lëndët Solfezh e piano Me formimin e Akademisë së Muzikës në vitin 1974 vepron si ligjëruese e lëndës Solfezh.Me veprat e krijuara të formave të vogla dhe tekstet me komente për shumë emisione të muzikës klasike bëhet anëtare e lidhjes së kompozitorëve të ish Jugosllavise. Krahas veprimtarise si pedagoge ne Akademi kreu dhe detyrën e drejtorit të Ansamblit profesional të këngëve e valleve “Shota” e nevojshme për atë periudhë që vendet profesionale të kulturës të udhëhiqen nga profesionist…si dhe nje mandat zgjedhet Drejtor I produksionit muzikorë të RTV-Prishtinë. Kjo periudhë vleresohet si renesansa në pasurimin e krijimtarisë muzikore i të gjitha zhanreve muzikore ku në kuader të këtij institucioni vepron orkestra e filharmonisë,kori profesionist,ansamblet e muzikës zbavitëse,popullore,kori i fëmijëve me një hov jashtëzakonisht të madh zhvillohet kultura,muzika e vendit.
Si ligjeruese ne Fakultetin e Arteve avancohet në të gjitha titujt akademik në vitet 80 zgjedhet dekane e pare e fakultetit. Deri ne vitin 2012 ishte e angazhuar si bashkepunetore e jashtme në studime bachellor dhe master për lëndën Solfezh në sesionin instrumental pedagogjik.
Tekstet e botuara: 1.Libër me këngë për fëmijë 2.Libër për për fëmijë parashkollor “Gëzimi ynë” 3.Libër “Solfezh’ për student të Fakultetit të muzikës botuar në vitin 2009