Sexy Beach 3 është një lojë e simulative publikuar dhe zhvilluar nga Ilusion Soft dhe e nxjerrur në treg më 29 shtator të vitit 2006. Loja në të vërtetë është seria e tretë e serive Sexy Beach të nxjerrura në treg deri më 2006. Më vonë pas lëshimit të lojës, Ilusion Soft do të nxirrte në treg edhe një paketë më të gjerë të lojës e quajtur Sexy Beach 3 Plus. Paketa shtesë përfshin një zgjedhje të kujdesshme të personazhëve që Ilusion Soft kishte në dispozicjon deri atëherë, ku stafi i publikuesve morën edhe mendimin e adhuruesve përpara se të bënin një zgjedhje përfundimtare.

Kapaku i lojës Sexy Beach 3.

Loja vetë konsiston në një ishull ku lojtari është i pranishëm së bashku me 5 vajza të tjera. Lojtari duhet të përpiqet që sipas situatë të lidhet me një nga to dhe si përfundim të bëjë seks. Loja nuk përfshin shumë vështirësi, megjithatë për shkak të materialit të saj të tepruar seksual, ajo nuk lejohet të shitet për personat nën 18 vjeç.

Loja Redakto

 
Harta në lojën Sexy Beach 3.

Loja vetë konsiston në një ishull ku lojtari është i pranishëm së bashku me 5 vajza të tjera. Lojtari duhet të përpiqet që sipas situatë të lidhet me një nga to dhe si përfundim të bëjë seks. Loja nuk përfshin shumë vështirësi, megjithatë për shkak të materialit të saj të tepruar seksual, ajo nuk lejohet të shitet nën personat nën 18 vjeç.

Sexy Beach 3 fillon në Ilusion Hotel Resort. Hoteli shërben më shumë si një faqe kryesore për modifikimet e lojtarit. Pra lojtari mund të ruaj progresin e tij, mund të "pushojë" ose mund të bëjë që ditët të kalojnë në lojë. Mbasi lojtari del nga hoteli, ai është i aftë të takojë 5 vajza, kuptueshëm që edhe këto të fundit në ndodhen në ishull. Në ekran skema dhe kutiza të pozicjonuara në anët e ekranit, tregojnë rreth kohës së kaluar në ishull dhe kohën aktuale.

Personazhët Redakto

Personazhët që marrin pjesë në lojë Sexy Beach 3, janë shfaqur edhe më parë në lojrat e zhvilluara dhe publikuara nga Ilusion Soft. Pamjet e tyre janë ndryshuar pak ose rrënjësisht nga versionet paraardhëse, edhe pse nuk ka pasur ndryshime në emra.

Personazhi Pamja Foto
Bael Altarus Ka marrur pjesë më parë në Des Blood 4. Pamja: Flokë të shkurtra blu dhe sy lejla. Ajo është administruesja e hotelit Ilusion Hotel Resort. Ajo nuk merr pjesë në lojë, por në versionin Sexy Beach 3 Plus ajo mund të zgjidhet si lojtare.  
Esk Anderson Ka marrur pjesë më parë në Des Blood 4. Pamja: Bjonde. Flokët i ka të kapura me dy fjongo.  
Akagi Manami Ka marrur pjesë më parë në Interact Play VR. Pamja: Flokë ngjyrë gështenjë me dy bishtaleca të shkurtër.  
Maria Andersson Ka marrur pjesë më parë në Des Blood VR. Pamja: Bjonde me flokë të gjata.  
Eo Ka marrur pjesë më parë si personazhi kryesor në A-GA. Pamja Bjonde me flokë të shkurtra.  
Ayase Reiko Ka marrur pjesë në lojën Biko 3. Pamja: Brune dhe vishet me rroba infermjereje.  

Lidhje të jashtme Redakto