Hape menynë kryesore

Shën Lefteri (ose Elefteri) është shenjtor i krishterë i Shqipërisë. I emëruar peshkop i Mesinës dhe i Ilirikut kur ishte njëzet vjeç, me sa dihet u ngul me banim në Vlorë. Simbas gojëdhënës, ishte tërhequr në Romë ku u martirizua rreth viteve 117-120 të e. r., bashkë me të ëmën, Shën Anthian dhe me njëmbëdhjetë shokë gjatë një fushate kundër krishterimit në kohën e perandorit Hadrian (sund. 117-138 të e. r.). Kremton më 18 prill.

ReferencatRedakto