Sofia dhe tri bijat e saj
Sofia ose Sofja (nga gr. Σοφία - urtësi) njihet dhe nderohet si shenjtore si nga Kisha e Lindjes, ashtu edhe e Perëndimit. Kujtimi i saj festohet më 17 shtator në Kishën Ortodokse, dhe në 15 maj në atë katolike romake.
Këto martire të shenjta banonin në Itali, në mbretërimin e Adrianit (117-138). Ato e kishin prejardhjen nga një familje e pasur dhe e devotshme. Nëna e tyre, Sofia, i rriti në besim, shpresë dhe dashuri, sipas emrave që u kishte dhënë. Për to dëgjoi edhe perandori, i cili, kur mësoi se ndodheshin në Romë, dërgoi ushtarët që t’ia sillnin. Pa moshën e tyre të njomë dhe u habit kur vuri re qëndrueshmërinë e madhe të besimit. Duke menduar se ato rezistonin kundër tij sepse i jepnin forcë njëra-tjetrës, ai mori në pyetje secilën më vete.[1]
Besa, (Pisti), që ishte 12 vjeçe, doli e para përpara tij. Ajo i hodhi poshtë me trimëri fjalët e tiranit dhe foli me përbuzje kundër veprimeve të tij shumë të dhunshme e komploteve kundër të krishterëve. Perandori dha urdhër ta torturonin, e më pas t’i prisnin kokën.
Shpresa (Elpisi), që ishte 10 vjeçe, u soll e dyta përpara perandorit. Edhe atë e vranë me shpatë, pas shumë torturash.
Dashuria, (Agapi), motra e tretë, ishte vetëm 9 vjeçe, por kishte të njëjtën qëndresë dhe kurajë si motrat e saj. Përfundoi gjithashtu me martirizim.[2]
Sofia u mundua të qëndronte e fortë, por e mbingarkuar nga hidhërimi njerëzor, disa ditë më vonë, dha shpirt mbi varrin e tyre.
Shiko edhe:
RedaktoKisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: http://orthodoxalbania.net/index.php/al/?nocache=1
Burime:
Redakto- ^ Atë Justini, Nga Thesari i Shenjtorëve, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2004, fq 290.
- ^ Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Sinaksari (2014). Vëllimi 1 Shtator-Tetor. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 185–187. ISBN 978 - 9928 - 4251 - 0 -2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)