Shaban Arifaj
Shaban Arifaj i lindur më 6 maj, 1952, në Istog ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Ka mbaruar edhe studimet e larta për gazetari si dhe studimet post-universitare nga lëmi i komunikimeve masive duke marrë titullin Master (Msc) i shkencave në komunikimin masiv dhe gazetari.
Karriera
RedaktoFilloi punën në Radiotelevizionin e Prishtinës, si spiker, prezantues, gazetar dhe redaktor, ne edicionet informative: Ditari i mëngjesit, Kronika e Ditës si dhe në Ngjarje Dite e Ditar, edicione qendrore informative. Pas përzënies me dhunë nga RTP-ja nga regjimi i atëhershëm serb, në vitin 1990. Ai ka shkruar edhe për gazetat dhe revistat që në vitet ’90-ta dilnin në Prishtinë si "Shkëndija", "Kosovarja", "Fjala", "Dielli", etj. të cilat me mbylljen e "Rilindjes" kishin rolin e të përditshmeve informative. Në kohën kur në Radio Zagreb ishte hapur edicioni i lajmeve për Kosovën, ai nis të raportojë për këtë radio stacion. Pas një periudhe të shkurtër të raportimit, shkon në Bruksel, ku kishte hapur radiostacionin Pastaj Shaban Arifaj me emrin "Radio Kosova". Aty, ai ishte kryeredaktor si dhe korrespondent i Radio Zagrebit nga qendra e Evropës. Ishte edhe korrespondent i Radios Kopenhager Canalen (Danimarkë), programi shqip, pastaj ka raportuar për Radion Publike të Suedisë etj. Për RTK-në ka raportuar nga Brukseli, Vjena, Uashingtoni, Otava etj. Nga viti 1992-1997 ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin Shqiptar "TVSH", redaksia e Kosovës, si dhe korrespodent nga Prishtina për këtë medie. Pas përfundimit të luftës (1999), ishte redaktor lajmesh dhe redaktor përgjegjës në RTK-Radio Kosovë, si dhe bashkëpunëtor profesional në RTK. Ai ka përfunduar kursin profesional në Institutin e medias, duke marrë titullin trajner i gazetarisë. Ai ka qenë edhe zëdhënës e sekretar i përgjithshëm i Organizatës së fuqishme shqiptare Lidhja Shqiptare në Botë". Shabani ka botuar dhe publikuar shkrime të ndryshme gazetareske, intervista, publicistikë, analiza, pastaj tekste artistike si: tregime, drama, komedi, radiodrama, monodrama, romane etj. Në maj të vitit 2014 ka botuar veprën në tri pjesë: "Eklipsi në mesditë", për ta ribotuar në pjesë të veçanta, “Eklipsi në mesditë”, "Dialogu me fqinjin" dhe "Harmonia në temperaturën minimale". Në tetor të vitit 2015 ka botuar romanin "Katraligu" dhe në dhjetor të po këtij viti, ka botuar veprën publicistike "Kosova në udhëkryqet ballkanike". Ndërkaq në shkurt të vitit 2016 botoi veprën tjetër "Gjuha, zëri dhe figura në radiotelevizion". Në shkurt të vitit 2017 ai ka botuar përmbledhjen me tregime:“Vaji i Skënderbeut“ dhe veprën e tetë me radhë, romanin:”Xarnaveli. Në vitin 2020 botoi librin publicistik:”Faktori shqiptar në rajon”. Në korrik të vitit 2021 botoi veprën e dhjetë, romanin, me radhë me titull "Zemra të vrara nga Covid-19".Ai poashtu i ka edhe 2 vepra të tjera cilat janë ende të pa botuara, por që së shpejti do të botohen nga familjarët e tij. Shaban Arifaj ka ndërruar jetë në Prishtinë me datë 20 gusht 2021 duke lënë mbrapa gruan dhe katër fëmijë.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |